Koreja e Jugut, ka gjetur një zgjidhje tepër interesante për të shmangur studiumin e lojës nga ana e skuadrave rivale. Ne sfidën e fundit miqësore ndaj Senegalit, kombëtarja aziatike ka ndryshuar numrat e fanellave të çdo lojtari.
“E kemi bërë për të hutuar suedezët, sepse e dimë që na kanë ndjekur dhe studiuar. Europianët në përgjithësi e kanë të pamundur të na dallojnë ne koreanët, por edhe disa kombësish të tjera nga fytyrat, jam i bindur që ky rreng i yni do e ketë pasur efektin e dëshiruar”, ka treguar trajneri i Koresë, Shin Tae-jong.
Komento