Shikoni momentin kur RENEA bastis banesën arreston Marklen Hakën e 4 të tjerë! Policia: Operacioni i vështirë dhe i rrezikshëm, nisi 4 ditë më parë

Kruje - Zbathur, me bluzë të bardhë dhe me pantallona të shkurtra, Marklen Haka ka qenë në oborrin e banesës ku fshihej kur I janë vënë prangat.

Në videon e policisë duket momenti kur forcat RENEA e shtrijnë për tokë dhe I vënë prangat Marklen Hakës alias Marklen Aliu

“Operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie dhe rrezikshmërie, dhe ka filluar më datë 02.09.2024 dhe është finalizuar sot rreth orës 14:00. Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë, ditën e sotme, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu” informoi policia e shtetit.

Gjatë operacionit janë shoqëruar dhe persona të tjerë të cilët po verifikohen nga strukturat e Policisë. Për shkak se ishte shpallur në kërkim, Haka jetonte i fshehur, dhe arrestimi i tij u krye në një banesë të të afërmit të tij, ku janë gjetur dhe armë.

Në objektin ku është lokalizuar shtetasi Marklen Haka alias Marklen Aliu, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Operacioni është koduar "Liqeni i Bacungut" për shkak të vendndodhjes se banesës ku fshihej Haka. 33-vjeçari sapo ka kuptuar që po ndërhyjnë forcat RENEA, ka tentuar të arratiset këmbëzbathur, ashtu është sjellë edhe në Drejtorinë e Tiranës.

Bashkë me të janë dhe 4 persona të tjerë të ndaluar por ende nuk ka një akuzë ndaj tyre. Të pyetur se kujt i përket arma tjetër e gjetur në banesë ata nuk kanë pranuar të jetë e ndonjërit prej tyre. Ndaj tyre pritet të komunikohet akuza e armëmbajtjes pa leje dhe arresti në vijim.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Liqeni i Bacungut". 

Falë inteligjencës policore, shërbimet e DVP Tiranë në bashkëpunim me Repartin Special RENEA, organizuan operacionin për kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.

Operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie dhe rrezikshmërie, dhe ka filluar më datë 02.09.2024 dhe është finalizuar sot rreth orës 14:00.

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë, ditën e sotme, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.

Gjatë operacionit janë shoqëruar dhe persona të tjerë të cilët po verifikohen nga strukturat e Policisë. 

Në objektin ku është lokalizuar shtetasi Marklen Haka alias Marklen Aliu, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me vendimin 49/31 datë 15.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, për veprat penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit D. B., kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale", parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit penal, "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", në dëm të shtetasit D. B., kryerja në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit penal, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.


Lajmi kryesor:

Operacioni 'Revanshi’/ RENEA arreston Marklen Hakën, pjesë e 'Bandës së Niklës', do vriste Durim Bamin! 4 ditë nën vëzhgim, tentoi të ikte kur u bastis banesa (VIDEO)


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër