Operacioni 'Revanshi’/ RENEA arreston Marklen Hakën, pjesë e 'Bandës së Niklës', do vriste Durim Bamin! 4 ditë nën vëzhgim, tentoi të ikte kur u bastis banesa (VIDEO)

Krujë- Marklen Haka, i shpallur në kërkim si pjesë e ‘Bandës së Niklës’ një nga grupet më të rrezikshme kriminale të Fushë Krujës, që tentoi të vriste kreun e kësaj bande Durim Bamin, është arrestuar sot (6 shtator 2024)  në Nikël të Krujë.

Ka qenë ora 14:00 kur RENEA hyri në banesën ku fshihej Marklen Haka në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë. Për 4 ditë (nga data 2 shtator) Haka është mbajtur nën vëzhgim deri në momentin kur dhe është vendosur për të ndërhyrë duke bastisur banesën dhe duke e kapur 33 vjeçarin papritur, zbathur, me bluzë të bardhë e pantallona të shkurtra. Në momentet kur RENEA ka ndëhyrë, Haka ka tentuar të arratiset por është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa në banesë iu gjet edhe një armë zjarri.

Bashkë me të janë dhe 4 persona të tjerë të ndaluar, por ende nuk ka një akuzë ndaj tyre. Të pyetur se kujt i përket arma tjetër e gjetur në banesë ata nuk kanë pranuar të jetë e ndonjërit prej tyre. Ndaj tyre pritet të komunikohet akuza e armëmbajtjes pa leje dhe arresti në vijim.

Policia thotë se kishim të bëjmë me një operacion me shkallë të lartë vështirësie dhe rrezikshmëri. 

“Operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie dhe rrezikshmërie, dhe ka filluar më datë 02.09.2024 dhe është finalizuar sot rreth orës 14:00. Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë, ditën e sotme, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu” informoi policia e shtetit.

Më pas në orët e pasdites së sotme Haka është shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës. 33 vjeçari Haka, i njohur dhe si Marklen Aliu ishte në kërkim nga SPAK  në kuadër të hetimeve të dosjes "Revanshi" dhe akuzohet për një serë veprash penale duke përfshirë dhe tentativë vrasje ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Për shkak se ishte shpallur në kërkim, Haka jetonte i fshehur, dhe arrestimi i tij u krye në një banesë të të afërmit të tij, ku janë gjetur dhe armë. Bashkë me të janë shoqëruar dhe 5 persona. 

Marklen Haka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtarë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme më 15 maj të këtij viti për ‘arrest me burg’ në mungesë’ për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit.

'Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me vendimin 49/31 datë 15.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, për veprat penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit D. B., kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale", parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit penal, "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", në dëm të shtetasit Durim Bami, kryerja në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit penal, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.'- njoftoi sot policia.

Akuzat që rëndojnë mbi Marklen Hakën
-Vrasje me paramendim’ e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit më 4 nëntor 2020.
-Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje
-Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit
-Grup i strukturuar kriminal
-Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale

I shpëtoi 2 atentateve 
Marklen Haka, në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha. Ndërsa ai arriti të shpëtonte vetëm me një plumb në krah. Objektiv i atentatit ishte vetë Marklen Haka, ndërsa halla e tij dyshohet se ishte qëlluar aksidentalisht pasi kishte hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur ishte qëlluar për vdekje me armë zjarri.

Marklen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në Qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por ishte liruar për mungesë provash.

Më 8 qershor 2022, ai i shpëtoi një tjetër atentati, në hyrje të fshatit Nikël në Fushë-Krujë por shpëtoi, duke marrë një plumb në nofull.

Në janar të 2022 ai u prangos nga RENEA-s pas një operacioni që çoi në arrest 19 persona.

Tentativa për vrasjen e Durim Bamit

Një skuadër e terë me 16 persona i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj. Sipas dosjes së SPAK në 2020 Marklen Haka, ka pasur rolin e sigurimit të informacioneve për lokalizimin e Durim Bami me qëllim vrasjen e tij. Këta informacione Markleni i ndante me Emiljano Shullazi.

Marklen Haka shfrytëzonte njohjen me Durim Bami dhe Valter Bami dhe siguronte informacion në lidhje me automjetet që përdorin, vendet që frekuentojnë dhe personat që shoqërohen me Durim dhe Valter Bami. Këto informacion Marklen Haka i ndante me Emiljano Shullazi që ndodhej në burg, me qëllim që ai t'i ndante këto informacione me personat që do të organizonin vrasjen e shtetasit Durim Bami. 

Kujtojmë se, më 12 qershor 2024, në Dubai u arrestua Durim Bami, i cili është në akuzë në dosjen “Revanshi” për 4 vepra penale, nga sigurimi i kushteve për vrasje deri tek grup i strukturuar kriminal, kultivim droge dhe kryerje të veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal.

*Raportoi për Shqiptarja.com dhe Report Tv gazetari Sokol Dema

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:07
VIDEO/ U përballën në Drejtorinë e Tiranës, çfarë i tha Marklen Haka nën pranga e i zbathur Tonin Vocajt

Një nga personazhet më të njohur të botës së krimit Marklen Haka u arrestua nga një aksion i forcave RENEA ditën e sotme, ndërsa po mbahej nën vëzhgim që nga 2 shtatori .

Ai mbërriti në policinë e Tiranës zbathur, pasi në momentin që ndërhyri RENEA për ta arrestuar tentoi të largohej. Por teksa futej në Drejtorinë e Policisë së Tiranës  është përballur me kryepolicin, Tonin Vocaj, që po dilte nga ndërtesa.

Në video, ai duket se është duke i thënë diçka Vocajt, dhe ndër fjalët që i thotë dëgjohet teksa e ofendon 'Maskarenj!'  Vocaj ka tundur kokën dhe më pas ka takuar efektivë të tjerë.

Ora 21:37
'Ai s’ka takat e ka mendjen te malli”, komunikimet në SKY mes Shullazit dhe Marklen Hakës kush do vriste Durim Bamin

1725651622_shullazihaka.JPG

Në një komunikim përmes aplikacionit SKY ECC në 6 mars 2020, Emiljano Shullazi dhe Marklen Haka diskutojnë në lidhje me vrasjen e Durim Bamit.

Ndër të tjera Shullazi shkruan: “Ça duket do e kapin ata çunat atë qelbësirën? Hë pra thuaj shpejt. Lir Pajës i tham ne për Durim Banin, atëherë që folëm bashkë por ai s’ka takat e ka mendjen te malli”

Në komunikimet e zbardhura në dosjen e Prokurorisë, më datë 24 mars 202, Shullazi komunikon sërish me Marklen Hakën dhe dyshohet se diskutojnë në lidhje me lokalizimin e shtetasit Durim Bami: “Po ça nuk del fare në lagje ai plehra. Me ça makine del k…., po Valteri ça thot?”

Një tjetër komunikim mes tyre mban datën 20.04 2020, ku Shullazi e pyet Marklen Hakën për makinat që përdor Durim Bami. “Ai D me çfarë është duke lëviz, me atë Renxhin me targa italiane? Po me çfarë targash e mban? Me të rejat, sa e ka targën. Duhet me rujt edhe Bedriun. Me ca makine kishte ardh në Tiranë. Po blindin e mori atë Audin”?

SPAK e akuzon Marklen Hakën për veprat penale “Vrasje me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Durim Bami, ngjarje e ndodhur në datën 04.11.2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Ora 17:23
Tentoi të arratiset këmbëzbathur, detaje nga arrestimi i Marklen Hakës te Liqeni i Bacungut në Krujë

1725634810_nikelmarklenhaka.jpg

Operacioni është koduar "Liqeni i Bacungut" për shkak të vendndodhjes se banesës ku fshihej Marklen Haka, thanë burime për gazetarin e Report Tv, Sokol dema. 33-vjecari sapo ka kuptuar që po ndërhyjnë forcat RENEA, ka tentuar të arratiset këmbëzbathur, ashtu është sjellë edhe në Drejtorinë e Tiranës. Bashkë me të janë dhe 4 persona të tjerë të ndaluar por ende nuk ka një akuzë ndaj tyre. Të pyetur se kujt i përket arma tjetër e gjetur në banesë ata nuk kanë pranuar të jetë e ndonjërit prej tyre. Ndaj tyre pritet të komunikohet akuza e armëmbajtjes pa leje dhe arresti në vijim.

Ora 17:02
Shikoni momentin kur RENEA bastis banesën arreston Marklen Hakën e 4 të tjerë! Policia: Operacioni i vështirë dhe i rrezikshëm, nisi 4 ditë më parë

Kruje - Zbathur, me bluzë të bardhë dhe me pantallona të shkurtra, Marklen Haka ka qenë në oborrin e banesës ku fshihej kur I janë vënë prangat.

Në videon e policisë duket momenti kur forcat RENEA e shtrijnë për tokë dhe I vënë prangat Marklen Hakës alias Marklen Aliu

“Operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie dhe rrezikshmërie, dhe ka filluar më datë 02.09.2024 dhe është finalizuar sot rreth orës 14:00. Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë, ditën e sotme, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu” informoi policia e shtetit.

Gjatë operacionit janë shoqëruar dhe persona të tjerë të cilët po verifikohen nga strukturat e Policisë. Për shkak se ishte shpallur në kërkim, Haka jetonte i fshehur, dhe arrestimi i tij u krye në një banesë të të afërmit të tij, ku janë gjetur dhe armë.

Në objektin ku është lokalizuar shtetasi Marklen Haka alias Marklen Aliu, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Operacioni është koduar "Liqeni i Bacungut" për shkak të vendndodhjes se banesës ku fshihej Haka. 33-vjeçari sapo ka kuptuar që po ndërhyjnë forcat RENEA, ka tentuar të arratiset këmbëzbathur, ashtu është sjellë edhe në Drejtorinë e Tiranës.

Bashkë me të janë dhe 4 persona të tjerë të ndaluar por ende nuk ka një akuzë ndaj tyre. Të pyetur se kujt i përket arma tjetër e gjetur në banesë ata nuk kanë pranuar të jetë e ndonjërit prej tyre. Ndaj tyre pritet të komunikohet akuza e armëmbajtjes pa leje dhe arresti në vijim.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Liqeni i Bacungut". 

Falë inteligjencës policore, shërbimet e DVP Tiranë në bashkëpunim me Repartin Special RENEA, organizuan operacionin për kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore, shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.

Operacioni ishte i një shkalle të lartë vështirësie dhe rrezikshmërie, dhe ka filluar më datë 02.09.2024 dhe është finalizuar sot rreth orës 14:00.

Si rezultat i këtij operacioni, në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë, ditën e sotme, është bërë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Marklen Haka alias Marklen Aliu.

Gjatë operacionit janë shoqëruar dhe persona të tjerë të cilët po verifikohen nga strukturat e Policisë. 

Në objektin ku është lokalizuar shtetasi Marklen Haka alias Marklen Aliu, është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi me vendimin 49/31 datë 15.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal "Arrest në burg", në mungesë, për veprat penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë në dëm të shtetasit D. B., kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale", parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit penal, "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje", në dëm të shtetasit D. B., kryerja në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, "Grup i strukturuar kriminal", dhe "Pjesmarrje në grup të strukturuar kriminal", parashikuar nga nenet 80, 28/4, 333/a e 334 të Kodit penal, "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal.

Ora 16:52
Disa të arrestuar përveç Hakës, momenti kur Forcat RENEA shoqërojnë një person në DVP Tiranë

 

Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar pamje të tjera nga Drejtoria e Tiranës, ku pak më parë hyri aty këmbëzbathur i shoqëruar nga forcat RENEA, Marklen Haka.

Në pamje duket një tjetër i arrestuar që shoqërohet nga RENEA për në DVP e Tiranës.

Siç bën me dije edhe gazetari Sokol Dema, aksioni i sotëm i forcave RENEA në Nikël të Fushë Krujës ka vënë në arrest përveç Hakës edhe persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk është bërë me dije ende.

Ora 16:26
Këmbëzbathur/ Momenti kur Marklen Haka shoqërohet në Drejtorinë e Tiranës nga Forcat RENEA (VIDEO)

 

Report Tv dhe Shqiptarja.com kanë siguruar pamjet kur Marklen Haka është shoqëruar në Drejtorinë Vendore të Tiranës.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga gazetari Sokol Dema, Haka shoqërohet nga Forcat RENEA, këmbëzbathur dhe me pantallona të shkurtra.

Ora 16:11
Arrestimi i Marklen Hakës, reagon ministri i Brendshëm: Shoqërohen edhe disa persona të tjerë

1725630694_marklenhaka.JPG

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha ka reaguar në lidhje me arrestimin e Marklen Hakës, një personazh i njohur i botës së krimit. Sipas ministrit Haka u arrestua në Niklë të Krujës, ndërsa me vete iu gjet edhe një armë zjarri. Bashkë me të janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë.

'Në prangat e Policisë së Shtetit ka rënë pak minuta më parë i shumëkërkuari Marklen Haka alias Aliu, i dyshuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe i përfshirë në disa ngjarje të rënda, pas një operacioni profesional të Forcave Speciale RENEA, mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Tiranës.

Një ndër personazhet më kryesore të botës së krimit u kap në Nikël të Krujës, me armë zjarri, e bashkë me të po shoqërohen edhe disa persona të tjerë.

Përpjekja për t'ju shmangur përballjes me drejtësinë po merr e do të marrë çdo ditë e më shumë përgjigjen e duhur nga uniformat blu dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese. Ky është momenti për të përgëzuar dhe shprehur respekt, për forcat e angazhuara në operacionin me shkallë të lartë rrezikshmërie.'- shkruan ministri i Brendshëm.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Genci: 08/09/2024 13:35

    RREM HAKA ME I FORTI FUSHE KRUJES ka pas bo ligjin ene ne TIRANE ME NEHAT KULLEN

    Përgjigju
    • Frroku: 26/09/2024 12:06

      Po po kush mun me fut robt e vet po ca jar nail cangu se aj ja qeke ushtari atyne haklajve NAIM CANGU KUR JALOTE RREMA HAKA NE RRUGE NDRROTE RRUGEN O BOLE

    • tirona: 21/09/2024 23:10

      i forte por jo me i forti. me i forti ka qene naim cangu

  • Populli: 07/09/2024 06:52

    Dikush paska fillu me kakaris....

    Përgjigju
  • Iris: 07/09/2024 03:44

    Sa e bukur ajo foto ku forcat speciale i rrine siper, mbasi e kane shtrire pertoke kete fshatarin kembezbathur, qe eshte duke shijuar dheun!

    Përgjigju
  • Tonin: 06/09/2024 20:03

    Ky Tonin Vocaj dukshem ka dal kastile gjoja ti bej karshellik hajde dava polici hajde; mjer ne në dore kujt kemi ngel te na ruaj

    Përgjigju
  • Turi: 06/09/2024 19:10

    Vetem Mariglenit mund ti ktheje ktahet ne Fush Kruje se te tjeret jan te gjithe te pa bese. MARIGLENI DJAL I BESES DHE SHPEJT DO DAL

    Përgjigju
    • Per mamurrsin: 07/09/2024 23:17

      Nuk e lsho kun Teri pompen ne mi gjujt qifte hahahhahahahahahah

    • Per nishin: 07/09/2024 22:00

      Hahahahahahah Teri me pompe ne Dore prej droje. Hahahahaha

    • Nishi: 07/09/2024 19:57

      Mamurras: po mor keni Terin ju si vjedh pompa ujti

    • Per mamurras: 07/09/2024 09:13

      Ne kurbin vtm. MET'HAJDART ENE SHAFLOQT Jan shpia pushke

    • Mamurras: 06/09/2024 19:58

      Ke ne knej ka zona kurbinit me te forte se ky

  • polici e pa-meshire: 06/09/2024 18:18

    a me duket mu apo tan jeni tu i kap me pantofla ose zbath ..kta as kpuc nuk te lan me vesh << PARA PARTIZAN >>

    Përgjigju
  • Tirona: 06/09/2024 18:08

    Bohu pentito me mir te del..se ndryshe do ishe ne tok

    Përgjigju
    • 313: 06/09/2024 19:05

      dhome me kondicioner celular takime speciale duke e bo burgun sic do vet

  • Lushka: 06/09/2024 17:43

    U medet ky I fort... Ah mjere ne ku po jetojme. I fort edhe flinte ne kasollen e lopeve. U pika po qen te fortet si ky mortja i rafte.

    Përgjigju
    • Nikla: 06/09/2024 18:05

      Po normal se kan hasmeri te shumta ene HAKT E NIKLES JAN TE VETMIT HORRA E TE FORTE SI SJAN BO TE FORTE TU MARRE ME SHTET

  • Per Lesh: 06/09/2024 16:45

    Iken ene Hakt. Plot i kane vorret ne F Kruje e tash edhe ne burg

    Përgjigju
    • Zeze: 06/09/2024 17:12

      A ke fillu vorraxhi tu numru vorret ti re po shif pubt tuja

    • Or Lesh: 06/09/2024 17:02

      Ku iken ? Pervec Marklenit, Ti ke kapon e Nikles Flamur Haka akoma ne "apel"

  • Tili: 06/09/2024 16:16

    Mariglen haka me I forti hakeve te nikles

    Përgjigju
    • Biku: 06/09/2024 17:50

      Gjysma e familjes e vrar, ne hasem me gjysmen e shqiperis. Dhe tani burg. Ta gezoj te qenit i fort

    • Polici: 06/09/2024 16:50

      E I fort i fort po e kapi si lepur policia..vetem ta shifje dhjeu ne brek nga policia..I mbushi poturret me urin

  • Partia: 06/09/2024 16:13

    Do te kapim ditën qe do shkarkohen te gjithe shefat e policisë. Ok shef. Ah mjer ne...

    Përgjigju
    • Biku: 06/09/2024 17:49

      Ha m.. ti ha

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste!  Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty

Fest 63/ Zgjidhen 15 këngët finaliste! Parashqevi Simaku përshëndet nga SHBA festivalin e konkurentët: Do të doja të isha aty