Ambasada e SHBA kishte një lajm të bukur sot për shkodranët, teksa njoftoi se një park që përdorej për aktivitete të paligjshme për substanca narkotike është shndërruar në një hapësirë të bukur për komunitetin. Me pak punë dhe me ide të mira, hapsira të degraduara mund të marrin jetë në mjedisin ku jetojmë.
"Me mbështetjen e Byrosë për Çështjet Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit dhe Luftës ndaj Drogës të Departamentit të Shtetit, Koalicioni Kundër Drogës në Shkodër dhe YWCA Albania shndërruan një park lokal i cili më parë përdorej për aktivitete të paligjshme për substance narkotike, në një hapësirë të bukur për komunitetin.
Shumë urime për koalicionin e Shkodrës mbi përpjekjet e tyre për të ndalur përdorimin e paligjshëm të drogës dhe për investimin e tyre në komunitet" shkruan ambasada amerikane në faqen zyrtare në Facebook duke publikuar edhe foton si është transformuar.