TIRANE- Shërbimi Informativ Shtetëror nuk ka dhënë asnjë informacion tek krerët e bankës apo në “DSIK”, lidhur me gjendjen dhe aktivitetin e Ardian Bitraj, njeriu i vetëm që ka pranuar se ka vjedhur paratë nga Thesari i Shtetit. Vitet e fundit Bitraj ishte paisur me një çertifikatë të nivelit “C”, nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK), e cila ka marrë autorizimin dhe nga SHISH.