TIRANE - Partia Socialiste reagoi sot në lidhje me shkarkimin e kreut të SHISH-it, duke thënë se “vendimi i sotëm ishte për t’iu bindur urdhrit të Berishës, për të emëruar një shërbëtor të pushtetit”.

Përmes një deklarate për shtyp deputeti i PS, Besnik Baraj tha se presidenti emëroi njeriun e afërt të Kryeministrit duke vërtetuar kështu që opozita ka pasur të drejtë “kur kërkonte një president konsensual dhe jo një shërbëtor të Berishës”.

“Jo vetëm që presidenti u zgjodh në mënyrë të njëanshme por sot Nishani i vërtetoi të gjitha dyshimet tona pasi përmes shërbëtorit Bujar, Berisha po kërkon të vë nën kontroll institucionet”.

Në përfundim të fjalës së tij, deputeti Baraj, tha se qeveria e Berishës “për 7 vjet ka vjedhur e grabitur saç nuk është vjedhur për 100 vjet”.

(gm/Shqiptarja.com)