SHISH, Idajet Beqiri: Berisha
po uzurpon të gjitha pushtetet

SHISH, Idajet Beqiri: Berisha <br />po uzurpon të gjitha pushtetet
Reagimeve për mënyrën e shkarkimit të ish kreut të SHISH, Bahri Shaqiri, i është shtuar edhe Partia e Unitetit Kombëtar, e cila tha për presidentin Nishani se “ende pa e ngrohur karrigen e kreut të shtetit, emëroi në krye të SHISH njërin prej dorës më të zezë të Gazidedes, autor të masakrave kundër popullit dhe opozitës në vitet 1993-1997”.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, kreu i PUK, Idajet Beqiri, tha se “me këtë akt, i cili bëhet pikërisht në një moment historik për fatet e Veriut të Kosovës dhe të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegj, Nishani dhe Berisha po bëhen vazhdues të skenarëve ogurzinj të hartuara në Beograd dhe të zbatuara në Shqipëri në vitet 1981, ngjarjet e ambasadave në korrik 1990, ngjarjet tragjike të vitit 1997 etj”.

“Guximi për të anashkaluar edhe mirëkuptimin paraprak të aleatit tonë strategjik në realizimin e këtij akti të dyshimtë antikombëtar dëshmon se klani mafioz pro serb që ka kapur Republikën tonë mund të na riçojë në një tragjizëm shumë më të rëndë se ajo që ndodhi në vitin 1997”, lexohet në njoftimin për shtyp të PUK.

Nga ana tjetër, PUK tha se opozita shqiptare duhet të kërkojë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të parandaluar efektet e mundshme “të marrosjes dhe ri rënies në pozita totalitariste dhe uzurpuese të të gjitha pushteteve prej recidivistit të pandreqshëm Sali Berisha”.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!