TIRANE - Shërbimi Informativ Shqiptar është një strukturë e mbushur me simpatizantë të qeverisë që s'kanë aspak profesionalizëm në mbledhjen e informacionit. Mbushja e zyrave me militantë të qeverisë, solli dhe atë që në 21 janar u quajt nga vetë kryeministri Berisha, skandal, për shkak se SHISH nuk kishte referuar ansjë informacion për dhunë në dikasteret më të larta të sigurisë së shtetit. Fakti i degradimit të strukturës inteligjente shqiptare dhe mos pasjes së informacionit rreth zhvillimit të demostratës së 21 janarit nga opozita, shpjegohet nga ish-zyrtari i SHISH Maksim Ferra si diçka e pafalshme dhe që s'mund të gjendet asnjë justifikim. Ferra ka shërbyer në SHISH që nga viti 1975 deri në 2005, pranë Drejtorisë së Ndjekjes kur e larguan nëpërmjet një reforme që qeveria bëri në këtë institucion. Në një intervistë për gazetën "Shqiptarja.com" Ferra tregon se ai vetë ka pasur informacion se në 21 janar do të kishte dhunë, informacione këto që ia ka referuar institucioneve përkatëse. Sipas tij gjatë këtyre 22 viteve, ka pasur precedentë që demostratat dhe protestat e forcave politike, janë kthyer në dhunë, por ato janë arritur të nuhaten nga SHISH, ndërsa në 21 janar kjo strukturë nuk ka funksionuar. Ndërkohë që shkurtimi i buxhetit dhe lëvizja e kuadrova sipas Ferrajt po sjell prishjen e kontakteve dhe burimeve të informacionit që SHISH-i dispononte. Sipas tij një gjë e tillë vjen edhe si rezultat i mos bashkëpunimit me institucionet shtetërore brenda vendit.

Zoti Ferra, ju prej disa vite keni shërbyer në një nga drejtoritë qëndrore të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe e njihni mirë punën operative të agjentëve të SHISH. Në gjykimin tuaj, sa efiçent ka qënë SHISH në grumbullimin e informacionit për ngjarjen e 21 janarit?
Dhe pse jam larguar me reformë si dhjetra dhe qindra kuadro të tjerë nga SHISH-i, që nga viti 2005 jam Drejtor Ekzekutiv i Qëndrës Shqiptare Studimit të Luftës Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar. Duke patur këtë mision dhe objektiv në shoqërinë civile, për nevoja Studimi dhe më pas Parandalimi ndjekim situatatën si politike ashtu dhe kriminogjene jo vetëm në Shqipëri por dhe në ato vende ku ka komunitet shqiptar në emigrim, pasi ashtu siç jeni në dijeni dhe nga emisionet e mediave vizive dhe ato të shkruara, ne ekspozetë e bëra për aktivitetin e Qëndrës sonë, flitet vazhdimisht dhe për filialet e Qëndrës të liçensuara në disa vende të Europës. Fakti që ndodhi ngjarja e dhimbshme e 21 janarit ku humbën jetën 4 demonstrues, elementë ka patur dhe nga opozita e cila e organizonte këtë tubim, ndërsa pozita qe është aktualisht në pushtet e ka detyrë primare marrjen e masave për të parandaluar që të mos ndodhë që nga tubimi paqësor të kalohet në tubim të dhunshëm siç ndodhi.SHISH-i si Institucion, detyrë kryesore ka mbledhjen e informacioneve e më pas informimin në organet më të larta që ai ka mvartësi si Kryeministria dhe Presidenti. SHISH-i duhet të zbardhte më pas dhe pasojat e ngjarjes së ndodhur në bashkëpunim me Shërbimin Informativ të Ushtrisë, Shërbimin e Kontrollit të Brendëshëm, që ngjarje të tilla të mos ndodhin. Mesa shikohet bashkëpunimi në sistemin e informacionit nga këto organe nuk është i centralizuar. Vetë fakti që pas ngjarjes kryeministri foli në mediat vizive dhe akuzoi Shërbimin Informativ Shtetëror që nuk kish dhënë asnjë informacion në këtë drejtim, vlen për të ardhur keq. Përvoja të hidhura, nga këto tubime kemi patur boll këto 22 vite tranzicioni qoftë nga tubimet e të majtës po ashtu dhe nga ato të së djathtës. Prandaj nga këto organe që duhet të jenë të depolitizuara, është apsolutisht e domosdoshme bashkëpunimi dhe të eleminojnë dasitë partiake, apo militanteske, pasi kështu i shërbejmë më mirë Sigurisë Kombëtare dhe qetësisë publike.

Në raste kur ka informacione për dhunë nga turma apo diçka tjetër, është e nevojshme që SHISH të informojë jo vetëm zyrtarët e lartë të shetit, por të bëjë dhe një njoftim zyrtar për qytetarët, me qëllim parandalimin e tragjedive?
Shërbimi Informativ Shtetëror, mund të marrë shumë informacione nga burime të ndryshme që bëjnë fjalë për përgatitjet që bëhen nga individë të caktuar simpatizant, apo drejtues strukturave të ndryshme të shoqërisë civile apo të shtetit, për të ushtruar dhunë në ndonjë tubim paqësor që mund të zhvillohet. Në këto raste drejtuesit e lartë të SHISH-it informojnë vetëm zyrtarët e lartë të shtetit. Nuk është kompetencë e këtij institucioni që të bëjë njoftime zyrtare për qytetarët. Ky institucion nuk është i pamvarur, por është i centralizuar

Kishin mundësi zyrtarët e SHISH të bënin një njoftim publik për ngjarjet e 21 janarit, me qëllim parandalimin e dhunës?
SHISH -i dhe zyrtarët e tij për informacionet që mund të kishin grumbulluar në drejtim të dhunës që mund të ushtrohej në demonstrimin e 21 janarit, nuk e kan patur mendësinë ligjore për të bërë një njoftim publik, pasi ky institucion ka kompetenca vetëm të informoj Presidentin e Republikes, Kryetarin e Këshillit të Ministrave, Komisionin Parlamentar të Sigurisë.

Mos vallë paaftësia e shërbimit vjen si rezultat i shkurtimeve në buxhetin financiar dhe reduktimit të numrit të informatorëve?
Shkurtimi i buxhetit dhe rekrutimi i numrit të informatorëve janë dhe këto dy nga arësyet që ka rënë shumë marrja e informacionit për zbulimin e aktivitetit kriminal, por një nga arësyet thelbësore është lëvizja e shpeshtë dhe pa kriter e specialistëve dhe kuadrove të këtyre sektorëve të si dhe zëvendësimi i disa prej tyre me simpatizantë partiakë. Indiferenca dhe lëvizja e shpeshtë dhe pa kriter e personelit nga detyra nuk jep mundësi për ndërtimin e një rrjeti informativ dhe funksional. Në shumë raste do fillojë puna nga e para për grumbillimin e informacionit, pra nuk ka trashëgimi të dhënash për ndonjë aktivitet kriminal, si dhe mungesë informacioni. Është krijuar mendimi se kjo është detyrë vetëm i strukturave të Rendit dhe e SHISH-it. Zor që gjen një bashkëpunim, studim apo informacion nga strukturat e arsimit, kulturës, shëndetësisë, apo të shoqërisë civile. Kjo të le të kuptosh që këto struktura të tjera dhe shoqëria civile nuk ka të drejtë legjitime të merret me informimin për parandalimin e krimit. Kjo është absurde por ja që ndodh tek ne.

Sot drejtoni qëndrën "AKI", e cila ka një strukturë për grumbullimin e informacionit, qëllimi i së cilës është parandalimi. Sa bashkëpunues janë institucionet e inteligjencës me ju dhe për ngjarjet e 21 janarit ju si qëndër ishit paralajmëruar nga burimet tuaja për dhunë ndaj institucioneve?
Përsa i përket pyetjes, sqaroj së Qëllimi dhe Misioni i aktivitetit të Qëndrës sonë është Studimi i Fenomenit e më pas Rekomandimet e dhëna institucioneve shtetërore për parandalimin e terrorizmit dhe krimit tëo rganizuar në radhët e komunitetit. Mbas ngjarjes së 21 janarit, dhe daljes në mediat vizive të Kryeministrit, i cili theksoi se Shërbimi Informativ Shteteror nuk kish dhënë asnjë informacion që do të përdorej dhunë nga demonstruesit, për nevoja studimi pas ngjarjes, kemi vënë në dijeni institucionet shtetërore që merren me zbulimin e veprimeve kriminale për ato informacione që lidheshin me veprimet e dhunshme në këtë ngjarje. Për këtë rast kemi marrë mirënjohje nga strukturat e larta shteterorë.

(eq/im/shqiptarja.com)