TIRANE - Dyshimet për terrorizëm kanë çuar në pranga një besimtar mysliman, i cili është kapur me dy bomba-celularë, detonatorët e të cilave i mbante me vete, bëri të ditur e përditshmja Shqip. Arrestimi i tij ka ardhur pas dy muajsh mbikëqyrje nga shërbimi sekret, ndërkohë që eksplozivin e kishte fshehur në kasat e derës së shtëpisë.
Denis Shmilli është kapur në afërsi të vendit të quajtur “9-katëshet” në Tiranë, ndërsa hetimet për të janë mbajtur sekrete nga policia, shkruante gazeta. Grupi hetimor dyshon se ai është i përfshirë në disa akte terroriste në Tiranë, por edhe në qytete të tjera.
Gjatë marrjes në pyetje ai është treguar i heshtur dhe nuk ka pranuar të bashkëpunojë me grupin e punës. Sipas “Shqip”, para pak ditësh policisë së kryeqytetit i ka ardhur një informacion nga Shërbimi Informativ Shtetëror për një person të dyshuar për akte terroriste. Në bazë të këtij operacioni është mbajtur nën vëzhgim Denis Shmilli, rreth 35 vjeç, i cili lëvizte në këmbë.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com