Ngritja e komisionit hetimor parlamentar për të verifikuar ligjshmërinë e emërimeve në Policinë e Shtetit, duket se ka mobilizuar një strukturë të plotë të Shërbimit Informativ Shtetëror për të vjelë informacione rreth këtyre lëvizjeve. Kohët e fundit kryetari i këtij komisioni hetimor, ka dalë në media me fotografi të ndryshme, ku ka akuzuar ministrin e Brendshëm Tahiri dhe efektivë policie si të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Veç kësaj në disa dalje publike, Ristani dhe deputetit Flamur Noka, kanë akuzuar dhe lidhjen e shefave të komisariateve me eksponentë të krimit dhe deputetë të Partisë Socialiste. Pritet që javën e ardhshme komisioni hetimor të zhvillojë mbledhjen e rradhës për të shqyrtuar shkeljet e kryera në Policinë e Shtetit. Ngritja e këtij komisioni është bërë me 106 vota pro, 3 kundër dhe 4 abstenim, Kuvendi miratoi kërkesën e grupit parlamentar demokrat për ngritjen e komisionit hetimor për verifikimin e emërimeve në Policinë e Shtetit nga shtatori deri në 31 janar.
Siç duket menjëherë pas këti vendimi SHISH, ka vënë në dispozicion Drejtorinë e KKON për mbledhjen e të dhënave të drejtuesve të policisë në qarqe, shefave të komisariateve, atyre të rendit dhe krimeve.
/Shqiptarja.com