TIRANË - 1 vit pas arrestimi të 3 ushtarakëve të akuzuar për shitje trafik të lëndeve plasëse, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 43 vite burg në sallën e gjyqit.
Konkretisht Prokuroria ka kërkuar 15 vite burg për Kleo Gjinkolën, ndërsa për Fran Kolajn dhe Alban Dodajn ka kërkuar të dënohen me 14 vite burg.
Tre të pandehurit u arrestuan më 15 korrik nga ana e policisë së Durrësit, pasi ishte provuar përmes një blerjeje të stimuluar
Nga hetimet rezulton se tre ushtarët profesionistë shisnin C4 për 1500-2500 Euro. Prokuroria për Krime të Rënda kërkon një dënim total prej 43 vitesh burg për tre personat të akuzuar se siguronin, prodhonin dhe shisnin materiale eksplozive, me përmbajtje lëndë plasëse C4.

(Në foto: Alban Donaj dhe Kleo Gjinkola dy të arrestuarit nga policia e Durrësit)
Zbulimi i grupit
Një informacion në rrugë operative nga një agjent i policisë së Durrësit, ka çuar në zbulimin e këtij grupi dhe sekuestrimin e 6 bombave C4 me celular. Sipas informatorit këto armë dhe lëndë plasëse sigurohen prej lidhjeve shoqërore të Kleo Gjinkolës në Malin e Zi dhe Alban Donaj, Fran Kola më pas transportohen prej tij dhe në drejtim të qytetit të Durrësit, Krujës dhe Fushë–Krujës. Veç eksplozivit C4, dyshimet flisnin edhe për trafikimin e armëve të ndryshme dhe snajperave.

Blerja e stimuluar
Pas sigurimit të provave është urdhëruar kryerja e blerjes së stimuluar e eksplozivit me shpërthim të komanduar me anë të aparatit celular, blerje e cila është kryer në qytetin e Lezhës si vend i zgjedhur nga ana e shtetasve të dyshuarve. Këto bomba prodhoheshin nga të dyshuarit Alban Donaj, i cili kishte aftësi për aparatet telefonikë dhe i dyshuari Fran Kolaj, i cili siguronte lëndën plasëse dhe montimin e saj në aparatet telefonik duke pasur njohuri mbi to.
I dyshuari Kleo Gjinkola ka qenë ndërmjetës midis blerësit dhe Alban Donaj dhe Fran Kolaj. Më datë 14 korrik 2014 pas kontaktimeve të kryera më parë, të dyshuarit do t’i shisnin blerësit një sasi prej gjashtë copë eksploziv të montuar për shpërthim të komanduar me anë të aparateve të celularit. Teksa agjenti i infiltruar është afruar pranë Alban Danaj, që mbante 6 bomba me celular në çantë, kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë kryer dhe arrestimin.
Rolet e të arrestuarve
Janë zbardhur edhe rolet që kishin të tre të arrestuarit e këtij grupi. Personi i cili e blinte eksplozivin ishte ushtari profesionist Fran Kola. Ky i fundit më pas e çonte C4 tek Alban Dodaj i cili ishte dhe personi që bënte fabrikimin e minave me celular. Ai bashkonte aparatin telefonik me lëndën shpërthyese, që më pas do të përdotej për atentate. Ndërkaq që roli i Kleo Gjinkolës ka qenë ai i gjetjes së kontakteve dhe shitjes së lëndës eksplozive që ishte e pajisur me celular. Por në ditët e shitjes ata bashkoheshin të tre, duke marrë pjesë në bisedimet për ofertat që kishin. Kështu ka ndodhur dhe dje kur kanë rënë në prangat e Policisë së Durrës, të cilët kanë realizuar me sukses operacionin e koduar “Profesionistët”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Tregtonin bomba celular,pranga tre ushtarëve profesionistë