Tiranë-Tre të rinj në Tiranë janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin kanabis të ndarë në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për dy raste të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve të dyshuar dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
O. B., 23 vjeç, A. Gj., 24 vjeç, dhe Y. G., 25 vjeç, të tre banues në Tiranë”, informoi sot policia.
Nga kontrollet e kryera blutë sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis - një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje
Materialet i kaluan Prokurorisë.