Dy të rinj, të cilët shisnin kanabis në Vorë dhe Kamëz kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës.
Në kuadër të operacionit policor të koduar "Vora 2", u arrestuan E. A. (M)., 37 vjeç dhe A. K., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
"Në parkingun e një kompleksi në Vorë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar këta 2 shtetas, të cilëve gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan 1 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis", njofton policia.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis dhe më pas e shpërndanin në Kamëz dhe Vorë.
Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Lajmi në përditësim...