Policia e Tiranës ka goditur 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike (ekstazi, kokainë dhe kanabis), në vetëm në 24 orë.
Përmes një njoftimi bëhet me dije se nga 7 personat që merreshin me këtë veprimtari kriminale, 4 prej tyre kanë rënë në pranga.
Gjatë këtij operacioni blutë bëjnë me dije se blutë kanë zbuluar edhe 2 subjekte (një lokal dhe bilardo) ku përvrçëse shiteshin lëndë narkotike, luheshin edhe lojëra fati.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i zbatimit të një sërë masash, në të gjithë territorin e kryeqytetit, që nëpërmjet punës operative dhe kontrolleve, synuan goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, struktura në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Masive”. Në kuadër të këtij operacioni:
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, arrestuan shtetasit E. A., 37 vjeç, R. Gj., 29 vjeç dhe A. Th., 34 vjeç, sepse shtetasit E. A. iu gjetën në automjet dhe në banesë, sasi të lëndëve narkotike Ekstazi, Kokainë dhe Cannabis Sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen, ndërsa 2 të arrestuarit e tjerë, dyshohet se pavarësisht pasjes dijeni, nuk e kanë kallëzuar përfshirjen e 37-vjeçarit, në këtë veprimtari kriminale;
-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin O. Xh., 21 vjeç, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. L. dhe E. B., si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. P., 33 vjeç, sepse në njërin subjekt (lokal) në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim, u gjetën tavolina për lojën “Poker”, ndërsa në subjektin tjetër (bilardo) në pronësi të tij, u kap 21-vjeçari me doza Cannabisi (të gatshme për shitje) me vete. 2 të proceduarit dyshohet se kanë patur dijeni për përshtatjen e ambientit të parë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, dhe nuk kanë kallëzuar në polici. Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit A. P.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente








