DURRËS- Arrestohen dy persona, babai dhe i biri 14-vjeçar në flagrancë dhe vihet një tjetër nën hetim për shitje kokaine në doza të vogla.

Të arrestuarit janë A. I., 45 vjeç dhe F. I., 14 vjeç (babë e bir), banues në Durrës dhe u vu nën hetim A. P., 36 vjeç, banues përsëri në Durrës.

Arrestimi u bë pasi në lagjen nr. 17, Durrës ata u kapën duke duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit kokainë në doza të vogla.

U sekuestrua 10.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 peshore elektronike, 7 aparate celularë, një automjet, një shumë parash dhe eurosh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".