Në kryeqytet, forcat e policisë finalizuan fazën e katërt të operacionit të koduar “Zonat” dhe arrestuan katër personat, të cilët akuzohen se shisnin lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Në një njoftim zyrtar, policia thotë se sekuestroi mbi 400 gramë kokainë, (një pjesë e ndarë në mbi 220 doza), 2 peshore elektronike, shuma parash dhe 4 celularë.
Të arrestuarit, të moshave, 45, 54, 48 dhe 32 vjeç, u kapën në flagrancë në Rrugën e Kavajës me sasi kokaine që i posedonin me qëllim shitjen, kryesisht në zonat e “Ish-parkut” dhe te “Brryli”.
Njërit prej të arrestuarve, iu gjet kokainë në ambientet e subjektit ku punonte.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente






