Shisnin qetësues për kuajt tek të rinjtë, arrestohen burrë e grua në Tiranë, në pranga edhe blerësi (Emrat)

Shisnin qetësues për kuajt tek të rinjtë, arrestohen burrë e grua në Tiranë, në pranga edhe blerësi (Emrat)

Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka arrestuar një çift burrë e grua, pasi shisnin medikament anestezik, ketaminë për të rinjtë në farmacinë e tyre bujqësore.

Telha Kokunja dhe Shpresa Kokunja janë arrestuar pasi është dokumentuar se në farmacinë e tyre veterinare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta, ketaminë që shërben si qetësues për kuajtë.

Bashkë me ta është arrestuar edhe Andi Baxhija, 18 vjeç, banues në zonën e Alliasit, i cili është kapur në flagrancë duke blerë ketaminë.

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Pas denoncimit mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ “Stop” dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore arrestohen në flagrancë burrë dhe grua të cilët në një farmaci veterinare iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta medikament anestezik për kafshët.

Në pranga edhe një blerës 18 - vjeçar.

Sekuestrohen në total 30 shishe me ketaminë.

Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Tiranë falë një pune të mirëroganizuar hetimore disa ditore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

- Telha Kokunja, 52 vjeç, banues në Tiranë.

- Shpresa Kokunja, 49 vjeçe, banuese në Tiranë (burrë dhe grua). 

Këta shtetas në farmacinë e tyre veterianare në Shkozë iu shisnin përdoruesve të drogërave të forta ketaminë (medikament anestezik për kafshët).

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e tyre u arrestua edhe shtetasi :

- Andi Baxhija, 18 vjeç, banues në Allias, i cili u kap në flagrancë duke blerë një shishe ketaminë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim“, të parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rustja: 10/10/2018 01:43

    SHUME E FORTE KJO MIRE SHITESIT PO 18 vjecarin PSE ARRESTUAN POLICET E XHAFES NE NJE KOHE TRAFIKANTI NDERKOMBETARET TAHIRI ESHTE I LIRE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…

Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…