Një 38-vjeçar u arrestua sot në Mat, pasi u kap duke shitur doza kanabisi në bilardon ku punonte.
Sipas policisë, ai u gjet në ambientin e punës me 19 doza kanabisi të ndara gati për shitje. Lënda narkotike dhe telefoni celular i tij u sekuestruan.
I arrestuari, banues në fshatin Suç të Klosit, u vu në pranga ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë i policisë
"Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 1 shtetas që shiste doza kanabisi, në ambientin e punës së tij (bilardo). Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, në vijim të kontrolleve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, kanë evidentuar dhe goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat, u vu në pranga shtetasi F.P., 38 vjeç, banues në fshatin Suç, Klos, i cili u kap në flagrancë me 19 copë doza kanabisi gati për shitje, në ambientet e punës së tij (bilardo). Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme"
Komente










