Në vazhdën e megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, është goditur një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të shkollave. Këtë herë në pranga ka rënë një 24-vjeçar, i cili shiste kanabis pranë një shkolle në zonnë e Kombinatit.
“Si rezultat, në afërsi të një shkolle në rrugën "Haki Stërmilli" , u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 24 vjeç, banues në Krujë.
Gjatë kontrollit fizik ndaj 24-vjeçarit dhe kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, një pjesë të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në afërsi të shkollave, në zonën e Kombinatit”, njofton policia.
Lajmi kryesor: