Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi shpërndante drogëra të forta në lokalin e tij pranë shkollës. Në pranga ka rënë Isuf Dermishllari i cili shiste kokainë dhe kanabis të ndarë në doza në afërsi të shkollave.
Gjatë kontrollit të bërë në lokalin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan lëndë narkotike kokainë dhe kanabis të ndarë në doza gati për shitje.
Policia sekuestroi edhe një shumë parash që dyshohet se i riu i kishte përfituar nga shitja e drogës.