Shiste kokainë me doza në ish-Bllok, në pranga 44-vjeçari në Tiranë

Shiste kokainë me doza në ish-Bllok, në pranga 44-vjeçari në Tiranë

Kokaina dhe parate e sekuestruara

Leonard Abdia, 44-vjeç është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi shpërndante kokainë me doza.

Policia thotë se ka lokalizuar dhe ndaluar 44-vjeçarin në zonën e ish-Bllokut, të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën 51 gram lëndë narkotike kokainë, të ndarë në 80 doza, gati për shitje dhe shuma parash e parave  147 900 lekë të rinj.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 44-vjeçari, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e shiste më pas në doza, në zonën e ish-Bllokut.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, shuma e parave një automjet dhe dy aparate celulare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj

Moti i keq në Fier, reshjet intensive lënë pa energji elektrike Libofshën dhe rrethinat e saj