Shiste kokainë mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Bellizona! Në pranga dhe ortaku zviceran që e kishte strehuar

Shiste kokainë mes Zvicrës dhe Italisë, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Bellizona! Në pranga dhe ortaku zviceran që e kishte strehuar

Policia e Bellizona-s gjatë një aksioni

Një 20-vjeçar shqiptar, banues i përkohshëm mes Zvicrës dhe Italisë, u arrestua së bashku me një 33-vjeçar zviceran, pasi u kapën në zonën e Bellinzonës në shpërndarje të lëndëve narkotike.

Këtë e ka bërë të ditur policia kantonale dhe Prokuroria Publike, duke saktësuar se ndërhyrja është shkaktuar pas kontrollit verifikues të Policisë Bashkiake të Bellinzonës, në shtëpinë e 33-vjeçarit, ku ndodhej si ‘mysafir’ edhe shqiptari

Policia kantonale u alarmua dhe nisi një hetim që çoi në zbulimin e më shumë se 100 gramëve kokainë, si dhe disa qindra franga cash, informon media vendase.

Akuzat janë shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët dhe shkelje e Ligjit Federal për të Huajt. Hetimet koordinohen nga prokurorja publike Anna Fumagalli, teksa pritet edhe procesi në gjykatë për të dyshuarit.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Stuhia po vjen | ‘Muaj bombastik, efektet deri në Tetor’ / Horoskopi i muajit Prill sipas astrologut Jorgo Pulla

Stuhia po vjen | ‘Muaj bombastik, efektet deri në Tetor’ / Horoskopi i muajit Prill sipas astrologut Jorgo Pulla