Ish-deputeti i Partisë Socialiste Ermal Pacaj ka reaguar ndaj përplasjeve të dhunshme të regjistruara në Rrjoll të Shkodrës nga banorët vendas me policinë. Shkak është bërë ndërtimi i resortit luksoz të Bashkim Ulajt. Banorët e kundërshtojnë duke thënë se toka është pronë e tyre.
Pecaj i referohet një momenti kur një prej punonjësve të kompanisë “Breçani Security”, të punësuar nga Bashkim Ulaj, qëllon me grusht një djalë të ri. Ish-deputeti i PS shkruan se ky është një akt i papranueshëm dhe bandit.
“Po kjo?! Si mundet me nodhe?!
Absolutisht e tepert, shumë.
Dënoj dhe e përçmoj goditjen me grushta dhe shkelma kundër banorit dhe banorëve të Rrjollit. Akt i papranueshëm, vandal dhe bandit. Këto probleme nuk zgjidhen me dhunë e brutalitet, zgjidhen me drejtësi dhe me institucione legjitime, duke respektuar të drejtat e patjetërsueshme që na garanton Kushtetuta”, shkruan Ermal Pacaj.
Lajmi kryesor:
Protestat në Rrjoll kundër resortit të Bashkim Ulajt, banorët të gjakosur, përplasje të ashpra me policinë! Dy prej tyre përfundojnë në spital (VIDEO)










