Durrës-Një 35 vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Durrës pasi merrej me shitjen e lëndëve narkotike në qytetin bregdetar.
"Gjatë operacionit u kap në flagrancë dhe u ndalua shtetasi Aldo Dhimitri, 35 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", informoi sot policia.
Në banesën e Aldo Dhimitrit blutë sekuestruan dhjetëra doza kanabisi gati për shitje, një peshore elektronike dhe një celular.
Operacioni u kodua 'Seventeen'.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.