Një 35-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane në Breshia, pasi akuzohet si pjesë e një rrjeti të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës.

Aktiviteti kryhej në zonën e Desenzano dhe Sirmiona. Kapja e shqiptarit u realizua kur ky i fundit parkoi një makinë me qira pranë një supermarketi në Via Solitro, dhe më pas iu afrua një klient. Oficerët e kapën duke dorëzuar një pako që përmbante disa doza kokaine.

Gjatë këtij operacioni policia sekuestroi lëndën narkotike e ndarë në 15 pako e cila ishte gati për shitje, dhe 550 euro që dyshohet se ka ardhur nga ky aktivitet kriminal.

_______

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë