Shitblerja e votës,ministri Demiraj
takim me Klosin, Naçon e Halimin

Shitblerja e votës,ministri Demiraj<br />takim me Klosin, Naçon e Halimin
Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj zhvilloi një takim me subjektet elektorale, PS, LSI dhe PD ne qarkun e Beratit. 

Zoti Demiraj takoi koordinatoret e subjekteve politike, Blendi Klosi, Nasip Naço dhe Eduart Halimi për të dëgjuar pretendimet ne lidhje me procesin zgjedhor dhe udhëzoi Drejtorin Vendor te Policisë së Beratit, të marrë masa për parandalimin e shitblerjes së votës, të mospërfshirjes së efektivëve në proces dhe kërkoi nga palët zbutjen e tensioneve. 

Takimet e ministrit Demiraj u zhvilluan në kuadër të takimeve intensive që ai ka zhvilluar ditët e fundit në Qarqet e Shqipërisë në funksion të zhvillimit të një procesi të qetë zgjedhor.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë