Shitën sekrete shtetërore, SPAK heton 5 ish zyrtarë të SHISH dhe policisë! Njëri u ble nga 'Rezidenti' në këmbim të bursës për djalin

Një histori e vjetër, por e bërë publike për herë të parë në një raport të Shërbimit Informativ Shtetëror për vitin 2021, publikuar disa javë ma parë, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme, e cila ka nisur një hetim për nxjerrjen e informacioneve të klasifikuara sekret ndaj një spiuni të një agjencie ligjzbatuese të një vendi jo mik. 

Report Tv mëson se me kërkesë të prokurorit Altin Dumani, janë marrë të pandehur katër ish-zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe një ish-punonjës i Policisë së Shtetit. 

Për Report Tv SPAK thotë se hetimi ndaj Frederik Ymerit, Bashkim Abazit, Luftar Cunajt, Maksim Ferrës dhe ish-oficeri i policisë Gjergji Koti, konsiderohet sekret për sigurinë kombëtare, por dyshohet se zyrtarët kanë marrë ryshfet nga shërbime sekrete të huaja dhe kanë shitur informacione të klasifikuara.

Rolin kryesor në këtë skemë dyshohet se e ka pasur Frederik Ymeri, që deri në vitin 2003 ka qenë drejtor i Krimit të Organizuar në Aparatin Qendror të SHISH, por megjithatë, hetuesit nuk e bëjnë publik se kush është informatori direkt i agjentit të huaj.  Bashkë me 3 kolegët dhe ish oficerin e policisë, Ymeri mblidhte informacione për t’ia shitur spiunit të huaj. 

Gjithçka u zbulua në raportin e shërbimit sekret për vitin 2021, që për herë të parë zbuloi historinë ndoshta të një dekade më parë. Aty thuhej se një agjent me nofkën “Çelësi” i kishte dhënë informacione të klasifikuara një spiuni të huaj në këmbim të një burse studimi jashtë shtetit për djalin, por hetuesit nuk e bëjnë të ditur as emrin e agjentit dhe as shtetin që ai përfaqëson. Por në raportin e SHISH thuhet se spiuni i huaj, të cilin e identifikon me nofkën “Rezidenti” e njeh gjuhën shqipe dhe kishte funksion diplomatik që e përdorte si mbulesë në kontaktet me punonjës të administratës qendrore e lokale.

SHISH kishte përgjuar disa takime mes dy agjentëve. Spiuni i huaj përdorte kabinat publike telefonike për të biseduar me agjentin shqiptar nga i cili dyshohet se merrte informacione lidhur me emra të punonjësve të veçantë të institucioneve të sigurisë në vend. 

Sipas SHISH raporti mes të dyve ishte krijuar në një aktivitet zhvilluar nga një përfaqësi diplomatike ku “Çelësi” dhe “Rezidenti” shkëmbyen numrat dhe nga ai moment nisën të takoheshin, duke shmangur ambientet e zyrave në survejim, dhe duke konsumuar kafe e dreka jashtë Tiranës. Çelësi ishte shprehur se me të ardhurat nga detyra e tij e kishte të pamundur të garantonte shkollimin e djalit jashtë vendit.  Në raportin e SHISH thuhej se agjenti i huaj i paguante edhe shpenzimet e rrugës, dhe i fuste në zarf pagesat për informacionet e hedhura në një pajisje elektronike, që sipas tij, nuk cenonin detyrën e zyrtarit të SHISH.

Pjesë nga raporti i SHISH për vitin 2021

Gjatë monitorimit të aktivitetit të një punonjësi të huaj të dyshuar të një agjencie inteligjente të një vendi jomik dhe me mbulesë diplomatike që, në këtë rast, po e quajmë me nofkën “Rezidenti”, u evidentua aktivitet i ngjeshur në kontakte me qytetarë të ndryshëm të vendit tonë, midis të cilëve edhe me punonjës të administratës qendrore e lokale, për shkak të funksionit diplomatik që përdorte si mbulesë. Përparësia i këtij operativi është njohja e gjuhës shqipe dhe zhdërvjelltësia në krijimin e kontakteve. Është vënë re prirje e tij për të pasur qasje dhe për të mundësuar takime në zyra institucionesh që administrojnë informacion të klasifikuar, si dhe veprime për të shmangur mbikëqyrjen nga struktura të sigurisë.

Dyshimet e para se “Rezidenti” kishte nisur një operacion të mundshëm rekrutimi erdhën pas frekuentimit të disa kabinave publike telefonike, në orare të përafërta në ditë të caktuara të muajit, të cilat realizoheshin pas lëvizjeve në rrugët e qytetit në këmbë dhe me automjet, për t’u siguruar që të ishte jashtë rrezes së monitorimit të strukturave të specializuara.

Pritësi i thirrjeve telefonike ishte një shtetas shqiptar, punonjës në institucionin qendror A. Punonjësin këtu po e quajmë me emrin “Çelësi”.

Në një rast, në vigjilje të Vitit të Ri, “Rezidenti” komunikon me “Çelësin” dhe i kërkon një takim për ta uruar për festat e fundvitit.
Nisur nga kjo situatë, u ndërmorën disa veprime të kualifikuara për të dokumentuar takimin dhe për të vlerësuar nivelin e marrëdhënieve mes tyre. Duke e vlerësuar “Rezidentin” si profesionist, i cili kishte mundësi të vogla për të gabuar, u planifikuan detyra operative për verifikimin e figurës dhe monitorimin e aktivitetit të “Çelësit”. Po, ashtu, u morën masa për të verifikuar qasjen e “Çelësit” në informacion të klasifikuar “Sekret Shtetëror” si dhe të dhëna për ndryshimin e sjelljes së tij në rutinën e përditshme të punës. Të dhënat e para treguan se “Rezidenti” i kishte frekuentuar shumë rrallë ambientet e zyrës ku punonte “Çelësi” dhe, në dukje, nuk kishte shprehur ndonjë interes të veçantë në drejtim të “Çelësit”.

SHISH-i mësoi se “Çelësi” ishte njohur me “Rezidentin” në një nga aktivitetet e zhvilluara nga një përfaqësi diplomatike, ku shkëmbyen numrat e telefonit pas takimit të rastësishëm. Kohë më vonë, “Rezidenti” ishte shfaqur në zyrën e “Çelësit”, i cili për momentin u ndodh i vetëm, dhe e kishte pyetur për vendndodhjen e përfaqësuesit të marrëdhënieve me jashtë të institucionit. Duke përfituar nga kjo situatë, “Rezidenti” e ftoi për kafe në një nga baret me pak frekuentim në afërsi të institucionit. “Çelësi” pranon të konsumojë kafen, por në biseda nuk u vu re ndonjë temë konkrete interesi. Bisedat ishin të karakterit të përgjithshëm, rreth familjes, arsimit, ambientit të punës dhe problematikat e përgjithshme. Në përfundim, “Rezidenti” e fton për një drekë jashtë qytetit, duke përcaktuar orën dhe ditën, si dhe i kërkon disa të dhëna që, në kontekstin e detyrës së “Çelësit” nuk përbënin ndonjë çështje sekreti.

“Çelësi” pranoi të takoheshin për drekë, për t’u njohur më mirë dhe për të shfrytëzuar këtë kontakt “diplomatik” me synim shkollimin me bursë studimi që ofronte shteti i “Rezidentit” për djalin e tij. Gjatë drekës, “Rezidenti” krijoi një njohje më të plotë të profilit personal dhe të punës, të aksesit të “Çelësit” ndaj informacionit të klasifikuar, duke i premtuar se do ta ndihmonte për shkollimin e djalit. “Çelësi” u ankua se, me të ardhurat si nëpunës, e kishte të pamundur shkollimin e djalit jashtë vendit dhe i shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar.

“Rezidenti” i thotë se asgjë nuk ishte e pamundur nëse ky do të ofronte ndihmë dhe të mblidhte disa informacione që nuk do të cenonin detyrën e tij funksionale. Pas një ngurrimi të shkurtër, “Çelësi” ra dakord në parim për ta ndihmuar dhe “Rezidenti” i kërkoi disa informacione, duke i siguruar edhe një pajisje elektronike për hedhjen e tyre. “Rezidenti” i përcaktoi edhe takimin e radhës për darkë, në një zonë dhe lokal tjetër, jashtë qytetit.

Në takimet e radhës, të organizuara në mënyrë të paracaktuar apo nëpërmjet telefonatave nga kabina të telefonave publikë, “Rezidenti” i ka dhënë zarfe me shuma të ndryshme të hollash “Çelësit”. Gjithashtu, ka paguar gjithmonë faturat e shpenzimeve. Fshehtësinë e takimeve të tilla “Rezidenti” e ka justifikuar me arsyetimin se e bën për të mbrojtur “Çelësin” dhe prandaj i ka dhënë edhe një numër tjetër telefoni, ku ai të komunikonte në raste urgjente. Për arsye të mbrojtjes së aktivitetit, burimeve dhe ngjashmërisë me një rast specifik, SHISH-i nuk mund të publikojë të plotë vijimin dhe përfundimin e kësaj situate

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:46
Drejtori i ADISA-s është i biri i Frederik Ymerit, ish zyrtari i SHISH që dyshohet se shiti sekrete shtetërore për agjentin e huaj

1656593475_maxresdefault1.jpg

Lorin Ymeri, i biri i Frederik Ymerit, i cili dyshohej se mbante rolin kryesor në skemën e shitjes së sekreteve shtetërore për agjentin e huaj, është drejtori i agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA). Ish zyrtari i SHISH, Frederik Ymeri është marrë i pandehur nga SPAK së bashku me 4 ish zyrtarë të tjerë pasi auzohen se kanë marrë ryshfet nga shërbime sekrete të huaja dhe kanë shitur informacione të klasifikuara.

Ndërkohë nuk dihet ende se cili prej tyre, Frederik Ymeri, Bashkim Abazi, Luftar Cunaj, Maksim Ferra dhe ish-oficeri i policisë Gjergji Koti, është spiuni që doli në raportin e SHISH për vitin 2021 se kishte kërkuar bursë studimi për të birin në këmbim të informacioneve të klasifikuara 'sekret shtetëror'.

A.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • EUROPOL haha: 15/07/2022 01:11

    Maksim Ferra është nga ata që u shkruanin zyrtarëve të EUROPOL-it duke sharë e shpifur ndaj SHISH. Nuk është çudi se u kap me presh në dorë për spiunazh. Njeriu vdiste për të gjetur para :)))

    Përgjigju
    • EUROPOL hahs: 15/07/2022 20:29

      ...zyrtarëve të supozuar prej tij haha

  • edmond( koder rreshen): 01/07/2022 15:07

    Ehhh more shoku Tosk ! I vjen verdall te vertetes qe e shohim,e prekim dhe ndjem me fjal boshe, por pa argumente. Kishim nje Qeveri Toske me ne krye Enverin,i cili i thonte Popullit Shqiptar:Mos i besoni syve tuaj,ne ato qe shikoni per boten jasht kufijve te shqiperis,por ne "Marksistet"Shqiptar ! Kapitalistet jetojn ne varferi ne jemi kopesht me lule (dhe femija fillon e qan duke i then edukatores: DUA TE SHKOJ NE SHQIPERI ).Po perse more shoku tosk,a nuk ishte ismail Qemali deputet i parlamentit Osman ! A ke degjuar ndonjeher shoku Tosk se deputet betohen kur marrin mandatin,per ti sherbyer interesava te atij kombi ? Ju tosku me kujtoni ate proverbin me Mbretin,te cilin e mashtruan du rrobaqepes se do ti benin mantelin me te bukur ne Bot ! Kur erdhi dita e ceremonis,dhe ai kerkoj mantelin,mashtruesit ben sikur po ja vishnin,por kur mmbreti i pyeti se nuk shikonte asgje ata ju pergjigjen : esht i padukshem per ju,kurse te tjeret e shohin ! Doli mbreti i shkret ne ceremoni i pa veshur,dhe populli kishte frik ti thonte te verteten,por vetem nje Femi mori guximin per ti then Prindit te tij : Mbreti esht lakuric !!! Ne keto komente qe po te shkruaj,un jam ai Femija qe po te them te verteten e dhimbeshme dhe lakurice,JU SKENI AS DIN DHE IMAM SHISNI KOMBIN PER NJE GRUSHT LEKESH.

    Përgjigju
    • Enver Hoxha: 01/07/2022 19:39

      O skllav shqipfoles, ushtria ime e q** ne b*** ushtrin greke kur na sulmoi ne 1950. Mos me ngaterro me Saliun qe i fali territor Greqise. Lere diversionin dhe ik lexo Arberit e Jonit qe te mesosh nga dokumentat veneciane se cfare etnie ishin epirotet. Trushplar.

  • edmond( koder rreshen): 01/07/2022 11:10

    Ne pergjigje te Toskut ! Esat Toptan,Ismail Qemali nuk ishin tradhetar ata ben nje betim dhe i qendruan atij betimi:Ti sherbenin perandoris osmane dhe ti qendronin besnik deri ne vdekje (Esat Pasha e ka dhen edhe ne intervist per nje Gazet te huaj perendimire,se deshironte te vdiste me Shpat ne dor ne emer te Perandoris).Un Zoteri po them ato qe kacituar Pashk Vasa ne poezit e tij per kombin ton,por me nje ndryshim duke then se kush jan Tradhetaret.E verteta esht esht e dhimbeshme po ky esht realiteti.Me e moralshme esht te degjosh Markun nga Tropoja ne emisionin Shqip,per Origjinen Shqiptare,pavaresisht shprehiatij len per te deshiruar saqe te duket sikur po degjon nje mesoburr ne qoshe te ogjakut,(nen zhurmen e kercitjes se geshtejava ne prush) sesa te degjosh Toskun Neritan Ceka,nje Akademik i artikuluar ne shprehit e tij,por i shantazhueshem nga Greket (te cilet e kishin te shpallur person ne kerkim me pasoj vdekjen e nje kalimtari Grek,dhe nuk ekstradohesh duke u mbrojtur nga iminiteti Diplomatik)i cili thonte ne nje emision mbi apollonin : Ajo esht Greke un Mbeshtes Fredi Bejlerin !!! A nuk akuzohet Bejleri per vrasjen e ushtarve Shqiptar ? I magjinoni te akuzohej nje Geg per te njejten vrasje ne interes te Serbis,dhe dote shikonit se ado te mundte te jetonte ne trojet Arbonore e jo me te kishte edhe post perfaqesimi te komunitetit.Edhe nje sqarim Tosku :jam Mirditor te cilet gjen ma te shejt kan lirin dhe autonomin.

    Përgjigju
    • Tosku: 01/07/2022 14:16

      Ismail Qemali bensik i perandorise deri ne vdekje, dhe ne te njejtin nivel me Esat Pashen? Te paska turbulluar gjykimin aroma e supes o shoku… Fredi Bejleri tolerohet nga Prokuroria dhe mga SHISH sepse Shqiperia nuk do sakrifikoj interesat strategjike (integrimin ne BE), meqenese Greqia ka te drejten e vetos, per nje gur shahu si Fredi. Pyetje retorike per lexuesit: Cilat jane gjasat qe nje lexues lajmesh, domethene dikush te cilit i pelqen te qendroj i informuar, godet aq rende historine shqiptare sa te vendosi Ismail Qemalin ne nivelin e Esat Pashes. Cilat jane gjasat qe nje lexues lajmesh te godasi historianin Neritan Ceka pse pranon se Apollonia ishte koloni greke. Dhe po i njejti personvazhdon te kembenguli ne diversione percarese veri-jug? Supaaaaa… ik lexo Arberit e Jonit qe te kuptosh prejardhjen se me duket se po te perdor Athina si skllav o shqiptar i asimiluar. Nuk ka pasur grek as ne Himare dhe as ne Dropull. Jeni te asimiluar gjate shekullit te 19-te dhe fillim-shekullit te 20-te, kur Greqia pergatiste terrenin per pushtim deri ne Shkumbin.

  • edmond(koder reshen): 01/07/2022 09:25

    Po te shikoni origjinen e ketyre do te vertetoni se jan nga Jugu, dhe problemi qendron ne faktin se nuk jan 5 por me qindra dhe mijra,qe po te kerkosh te besh referendum do te ndryshojn kufijt e Shqiperis. Te kerkosh nenshtetesin e nje shteti tjeter per arsye mbijetese esht mese normale,por te mohosh origjinen,dhe identitetin kete e kan ber dhe e bejn Tosket,te cilet Popullin minoritar Grek nga 26 mij qe ishin ne vitet 80 ,ne me pak se 30 vite. e kan quar numrin e tyre ne mbi nje milion. Nuk kishte Shqiptar Nga Saranda,Gjirokastra,Vlora,Fieri,Berati Korca etj etj qe mos te thonin se ishin Grek vorioepirit !!! Grekut do tju sugjeroja nje shprehje te urt per keta vemje Shqiptare : Me mir nje Armik me nder,se sa nje mik i shtirur .

    Përgjigju
    • Per toskun: 01/07/2022 11:16

      Ye lumte goja.fjal me vend.

    • Tosku: 01/07/2022 10:15

      Po te pergjigjem fillimisht duke supozuar se ti po shpreh mendimin e sinqert, edhe pse ekziston mundesia qe ti vet te jesh ndonje prej supaxhinjve minoritar qe bejn komente te tilla per te krijuar percarje mes shqiptareve. Sigurisht qe te vetedeklaruarit si vorioepirot grek do jene tosk dhe jo geg, sepse interesi territorial i Greqise eshte ne ate pjese te Shqiperise. Po te investonte Greqia ne Gegeri, i njejti rezultat do ishte. Gegeria nuk eshte as me shume patriote dhe as me e pasur se Toskeria qe te mos tundohej nga miliardat e investuara nga agjentura dhe shteti grek. Shiko Malin e Zi… sa shqiptar jane asimiluar atje? Me mijera. Madje nuk kemi pse te shkojm aq larg. Esat Pash Toptani a nuk ishte tradhetar? Nga ishte ai? Po Sali Berisha qe i fali detin me marreveshje Greqise nga eshte, nga Jugu? Nese je vertet shqiptar mos u nxito me komente qe nxisin percarje. Nese je nga ata shqipfolesit qe qellimisht bejn propagand percarse, te keshilloj te lexosh botimin e profesor Pellumb Xhufit, Arberit e Jonit, qe te kuptosh pak mbi origjinen jote te vertet.

  • Iris: 01/07/2022 00:14

    Pak e cuditshme kjo histori!Kjo ngjarje thuhet se eshte histori e vjeter,SHISH-i kishte rene ne gjurme qe ishin njerez te tij dhe u desh te vinte SPAKU qe te fillonin arrestimet?! Pse nuk veproi SHISH-i me pare?!

    Përgjigju
    • Buldozeri: 01/07/2022 10:25

      Shish nuk areston njerez vetem mbledh informacione. Mbase jan instancat e tjera qe jan vonuar. Gje normale ne shqiperi asgje nuk behet ne kohen e duhur

  • edi: 30/06/2022 21:54

    Ore po Arlind Gjokuta sekretari i pergjithshem i MFE a e kontrollon Rama qe mbron drejtoret ne drejtorite e Ministrise, po te doni edhe emrin! Madje ky Arlindi ja aprovon edhe tenderat se gjasme jane shok, thon qe dalin jashte shtetit bashke dhe Arlindi con shoferin e vet per takime....Po te doni fakte kemi plot se jo pergje po behet fjale per nje drejtor ne nje institucion qe meret me kredi dhe qe e ka kthyernw prone private! Ahhh se harrum per cik, e ka ne hetim edhe Spaku dhe Prokuroria e Tiranes per tendera!!!

    Përgjigju
  • Supaxhiu me pension grek: 30/06/2022 16:45

    SHISH eshte fajtor. Shqiperia ka marre fund. Nuk behet ky vend. IKNI te gjithe ne emigrim… (ju minoritaret mos ikni ju lutem! Do ju mbajm me pensione dhe me sup!). Efharisto!

    Përgjigju
    • Miri: 01/07/2022 07:12

      Ik o pler muti

  • Prenga: 30/06/2022 16:09

    Historia bukur eshte servirur porse shume e trashe nese e krahason me ligjin. Ish punonjesit e SHISH prej me se 20 vite te larguar nga ai organ, dhe ky kreu i ADISA kane zero gjase te kishin akses e jo me te shtinin ne dore informacione te klasifikuara "sekret shteteror". Te flasesh ne telefon apo marresh shperblime eshte pa vlere sa kohe qe kodi penal kerkon domosdoshmerisht qe transaksioni (kembimi) te perfshije sekrete, pra dokumenta te shenuara si te tilla ose kopje te tyre, ndersa venia ne sherbim te huaj kerkon domosdoshmerisht nje nga krimet per permbysje rendi kushtetues ose cenim territori a pavaresie. Ne fakt, ekspozimi i emrave te ish personelit te tij nga vete Sherbimi pa perfunduar hetimi i plote eshte per te ardhur keq madje amatoresk.

    Përgjigju
    • Miri: 01/07/2022 07:17

      Shume i informuar per menyren se si te dalesh nga situata. Po 20 vite shkeputje nga e gjete kete detaj apo nga dosja. Keta nese jane te verteta cfare shkruhen jane TRDHTARE TE VATRES MËM dhe per tradhtaret ka vetem denim kapital. Dhe askush nga kjo familje sduhet te ket me asnje pozicion shtetror

    • Vlora: 30/06/2022 16:43

      Ça sekrete o Prenga. Sekretet e tyre i dine te gjithe, ky grup merret me droge, ky politikane eshte vene nga ky grup. Kjo ministre ka kete dashnor kriminel. Sekrete qe i di gjithe vendi! Sa te kene mundesi te japin nga keto sekrete dhe te rregullojne familjet e tyre. Shqiperise nuk mund t’i bejne me keq sec i bejme ne vet perdite…..

  • Vlora: 30/06/2022 13:32

    Mire bejne, te gjithe duan te marrin pjesen e tyre nga Shqiperia. Kjo qe keta ish-zyrtare po marrin eshte nje gje e paperfillshme me ate dem qe po bejne kriminelet neper zyra, krimenelet qe marrin koncesione dhe pervetsojne toke, politanet qe japin koncesione dhe statuse te invesitorve stategjike. Eshte shume me pak se demi qe ben rruga Thumane-Kashar, qe nga 180 Milion Euro duan te bejne me 430 Milion Euro. Keshtu qe keta jane te pafajshem. Jane engjej, duan thjeshte te shkollojne femijet dhe te ushqehen, duke bere sikur shesin sekretet e vendit. Aman sekretet tona, sekretet jane keto: ky politikane morri kaq leke nga ky klan droge, nga ky tender, gjera te tilla. Kush nuk i di keto?

    Përgjigju
    • Vlora: 01/07/2022 08:55

      Miri ose duhet te jesh adolesht ose burre qe nuk lexon dhe nuk shetit. Kjo qe kane bere keta, nqs e kane bere, eshte vetem nje pike boje e zeze ne nje kove me boje te zeze. Nuk i lavderoj, por demi i tyre eshte i paperfillshem me demin qe ben qeveria jone kriminalo-korruptuve, qe bejne perversat e prokurorise dhe gjykates, qe ben opozita korruptive. Mos ta ekzagjerojme. Dite te mbare! Paqe

    • Miri: 01/07/2022 07:21

      E clidhje kan kjo. Madje ky eshte diversion qe ben ti. Sepse ose je teper idjot ose e ben me qellim. Nuk krim me te madhe se sq te tradhtosh vendin tend eshte veprimi me i ulet qe mund te bej nje person. As i biri i ketij nuk mund te ket me asnje funksion publik sepse eshte i kompromentuar madje duhet te meret ne analize te gjithe personat qe e ndihmuan kete per te bere karrier.

  • Arbërori: 30/06/2022 10:39

    Edvin shkjau shqipfolës e shiti tërë Shqipërin e ju talleni me disa polic, ahhhh o mjerim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët