‘Përdorte kabinat telefonike në të njëjtën orë’! Spiunazh si në filma! ‘Rezidenti’ me mision ‘bleu’ zyrtarin shqiptar për t’i dhënë informacione! Si e zbuloi SHISH

TIRANË- Raporti për vitin 2021 i Shërbimit Informativ Shtetëror ka zbuluar një rast spiunazhi, ku një person nga një vend jo mik i Shqipërisë ka arritur që të marrë informacione të klasifikuara nga një punonjës i një institucioni shtetëror në vendin tonë.

Në raport, të cilin Report Tv e disponon, jepen detaje se si ky person me nofkën “Rezidenti” ka përfituar nga vështirësitë ekonomike të zyrtarit, duke marrë informacionet që dëshironte e në këmbim i ka premtuar bursë studimi për djalin si edhe para cash që ia jepte me zarfe.

SHISH ka arritur që të përgjojë disa nga këto takime mes të dyve dhe ka mbajtur nën vëzhgim spiunin, duke studiuar çdo lëvizje që ai ka kryer në vendin tonë.

Spiuni u zbulua për shkak të dyshimeve se ai frekuentonte kabinat publike telefonike, në orare të përafërta në ditë të caktuara të muajit, të cilat realizoheshin pas lëvizjeve në rrugët e qytetit në këmbë dhe me automjet, për t’u siguruar që të ishte jashtë rrezes së monitorimit të strukturave të specializuara.

Pjesë nga raporti i SHISH për vitin 2021
Gjatë monitorimit të aktivitetit të një punonjësi të huaj të dyshuar të një agjencie inteligjente të një vendi jomik dhe me mbulesë diplomatike që, në këtë rast, po e quajmë me nofkën “Rezidenti”, u evidentua aktivitet i ngjeshur në kontakte me qytetarë të ndryshëm të vendit tonë, midis të cilëve edhe me punonjës të administratës qendrore e lokale, për shkak të funksionit diplomatik që përdorte si mbulesë. Përparësia i këtij operativi është njohja e gjuhës shqipe dhe zhdërvjelltësia në krijimin e kontakteve. Është vënë re prirje e tij për të pasur qasje dhe për të mundësuar takime në zyra institucionesh që administrojnë informacion të klasifikuar, si dhe veprime për të shmangur mbikëqyrjen nga struktura të sigurisë.

Dyshimet e para se “Rezidenti” kishte nisur një operacion të mundshëm rekrutimi erdhën pas frekuentimit të disa kabinave publike telefonike, në orare të përafërta në ditë të caktuara të muajit, të cilat realizoheshin pas lëvizjeve në rrugët e qytetit në këmbë dhe me automjet, për t’u siguruar që të ishte jashtë rrezes së monitorimit të strukturave të specializuara.

Pritësi i thirrjeve telefonike ishte një shtetas shqiptar, punonjës në institucionin qendror A. Punonjësin këtu po e quajmë me emrin “Çelësi”.

Në një rast, në vigjilje të Vitit të Ri, “Rezidenti” komunikon me “Çelësin” dhe i kërkon një takim për ta uruar për festat e fundvitit.
Nisur nga kjo situatë, u ndërmorën disa veprime të kualifikuara për të dokumentuar takimin dhe për të vlerësuar nivelin e marrëdhënieve mes tyre. Duke e vlerësuar “Rezidentin” si profesionist, i cili kishte mundësi të vogla për të gabuar, u planifikuan detyra operative për verifikimin e figurës dhe monitorimin e aktivitetit të “Çelësit”. Po, ashtu, u morën masa për të verifikuar qasjen e “Çelësit” në informacion të klasifikuar “Sekret Shtetëror” si dhe të dhëna për ndryshimin e sjelljes së tij në rutinën e përditshme të punës. Të dhënat e para treguan se “Rezidenti” i kishte frekuentuar shumë rrallë ambientet e zyrës ku punonte “Çelësi” dhe, në dukje, nuk kishte shprehur ndonjë interes të veçantë në drejtim të “Çelësit”.

SHISH-i mësoi se “Çelësi” ishte njohur me “Rezidentin” në një nga aktivitetet e zhvilluara nga një përfaqësi diplomatike, ku shkëmbyen numrat e telefonit pas takimit të rastësishëm. Kohë më vonë, “Rezidenti” ishte shfaqur në zyrën e “Çelësit”, i cili për momentin u ndodh i vetëm, dhe e kishte pyetur për vendndodhjen e përfaqësuesit të marrëdhënieve me jashtë të institucionit. Duke përfituar nga kjo situatë, “Rezidenti” e ftoi për kafe në një nga baret me pak frekuentim në afërsi të institucionit. “Çelësi” pranon të konsumojë kafen, por në biseda nuk u vu re ndonjë temë konkrete interesi. Bisedat ishin të karakterit të përgjithshëm, rreth familjes, arsimit, ambientit të punës dhe problematikat e përgjithshme. Në përfundim, “Rezidenti” e fton për një drekë jashtë qytetit, duke përcaktuar orën dhe ditën, si dhe i kërkon disa të dhëna që, në kontekstin e detyrës së “Çelësit” nuk përbënin ndonjë çështje sekreti.

“Çelësi” pranoi të takoheshin për drekë, për t’u njohur më mirë dhe për të shfrytëzuar këtë kontakt “diplomatik” me synim shkollimin me bursë studimi që ofronte shteti i “Rezidentit” për djalin e tij. Gjatë drekës, “Rezidenti” krijoi një njohje më të plotë të profilit personal dhe të punës, të aksesit të “Çelësit” ndaj informacionit të klasifikuar, duke i premtuar se do ta ndihmonte për shkollimin e djalit. “Çelësi” u ankua se, me të ardhurat si nëpunës, e kishte të pamundur shkollimin e djalit jashtë vendit dhe i shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar.

“Rezidenti” i thotë se asgjë nuk ishte e pamundur nëse ky do të ofronte ndihmë dhe të mblidhte disa informacione që nuk do të cenonin detyrën e tij funksionale. Pas një ngurrimi të shkurtër, “Çelësi” ra dakord në parim për ta ndihmuar dhe “Rezidenti” i kërkoi disa informacione, duke i siguruar edhe një pajisje elektronike për hedhjen e tyre. “Rezidenti” i përcaktoi edhe takimin e radhës për darkë, në një zonë dhe lokal tjetër, jashtë qytetit.

Në takimet e radhës, të organizuara në mënyrë të paracaktuar apo nëpërmjet telefonatave nga kabina të telefonave publikë, “Rezidenti” i ka dhënë zarfe me shuma të ndryshme të hollash “Çelësit”. Gjithashtu, ka paguar gjithmonë faturat e shpenzimeve. Fshehtësinë e takimeve të tilla “Rezidenti” e ka justifikuar me arsyetimin se e bën për të mbrojtur “Çelësin” dhe prandaj i ka dhënë edhe një numër tjetër telefoni, ku ai të komunikonte në raste urgjente. Për arsye të mbrojtjes së aktivitetit, burimeve dhe ngjashmërisë me një rast specifik, SHISH-i nuk mund të publikojë të plotë vijimin dhe përfundimin e kësaj situate

(Kliko këtu për të lexuar raportin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:56
Kërcënimet kibernetike, SHISH: Kemi identifikuar targetin dhe burimin! Në rastet më të shumta janë sulmuar bazat e të dhënave

1656100789_cyber.jpg

Gjatë vitit 2021, në raportin e SHISH thuhet se janë përballuar me sukses një numër të madh kërcënimesh kibernetike në perimetrat publikë. Të gjitha këto kërcënime janë neutralizuar në fazën e rikonjicionit aktiv, ku është arritur të identifikohet targeti dhe burimi i kërcënimit.

Aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë të vendeve jo-perëndimore, si dhe entitetet e lidhura me to përbëjnë burimin kryesor të kërcënimeve, shoqëruar me aktivitet të përhershëm, të shtuar dhe rikonicion aktiv.

Objekt i sulmeve përgjatë 2021 kanë qenë në pjesën dërrmuese bazat e të dhënave, infrastrukturat VoIP si dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së depërtimit nëpërmjet serverëve C2 (Command and Control).Hapësira kibernetike po shfrytëzohet edhe për operacione informative ndikimi edhe për shkak se avantazhi dhe dimensioni i ndikimit është më i madh se sa kostoja e tyre dhe rreziku i ekspozimit.

Ora 21:31
Raporti i SHISH: Përmbytjet shkaktohen nga operatorët ekonomikë! Nxjerrin interte nga shtretërit e lumenjeve për përfitime ekonomike

1656099259_ScreenShot20171201at10.01.32AM1024x556.png

Në raportin e SHISH për vitin 2021 përfshihen edhe krimet mjedisore. Një prej rasteve përfshihet edhe shfrytëzimi jashtë kritereve nga operatorë të ndryshëm ekonomikë, të cilët nxjerrin materiale inerte nga shtretërit e lumenjve për përfitime financiare.

Sipas SHISH, kjo ka shkaktuar përmbytje në zonat përreth lumenjve pasi është prishur struktura dhe janë krijuar premisa për dalje të lumenjve nga shtrati, gjë që sjell pasoja në sigurinë ekonomike dhe njerëzore.

Jo të rralla kanë qenë rastet në vendin tonë kur me një rrebesh të shkurtër shiu shkaktohen përmbytje. Ndër të tjera, thuhet se peshkimi i paligjshëm në zonat e mbrojtura ujore ka ndikuar negativisht në florën dhe faunën ujore.

Ora 21:08
Raporti i SHISH: Kriminelët shqiptarë janë pozicionuar në vendet e orgjinës së drogës, kanë fituar 'besimin reciprok' të prodhuesve

1656097941_wee.JPG

Në raportin e Shërbimit Informativ të Shtetit për vitin 2021 raportohet edhe për aktivitetin kriminal të prodhimit të kanabisit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Aty thuhet se kriminelët shqiptarë janë pozicionuar në cendet e origjinës ku prodhohen lëndët narkotike dhe kanë fituar 'besimin reciprok' të prodhuesve të drogës.

"Kundërvënia ndaj aktivitetit të grupeve kriminale në përgjithësi, dhe atyre të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike në veçanti, është rritur ndjeshëm si brenda dhe jashtë vendit. Megjithatë, pavarësisht rezultateve domethënëse, kundërvënia ndaj trafikimit të lëndëve narkotike mbetet sfidë e rëndësishme, për shkak të evoluimit të mënyrave të operimit të tyre pas goditjeve.

Faktorë nxitës dhe tërheqës të aktivitetit kriminal në vend dhe rajon mbeten: anëtarët e tyre të pozicionuar tashmë në vendet e origjinës ku prodhohen lëndët narkotike; lidhjet me rrjete kriminale ndërkombëtare dhe rajonale; realizimi i kërkesave paraprake apo marrëveshjeve të shtyra në kohë për shkak të kufizimeve nga pandemia; mbulimi i kostove të shkaktuara nga sekuestrimet dhe arrestimet. Grupet kriminale po bëhen përherë e më shumë heterogjene dhe po diversifikojnë fushat e veprimtarisë.

Anëtarët e grupeve shqiptare të trafikut të drogës kanë krijuar kontakte të drejtpërdrejta edhe me prodhuesit direkt të drogave, duke fituar “besimin reciprok”. Një tjetër faktor nxitës i këtij aktiviteti vlerësohet gatishmëria në rritje e grupeve të krimit të organizuar krimi i organizuar në vendet e origjinës së lëndëve narkotike, për t’u angazhuar me grupe kriminale jo-vendase, gjë që ka ndikuar në zgjerimin e kufijve të këtyre rrjeteve, përtej lidhjeve të mëparshme etnike, familjare apo të karteleve. Kultivimi i bimëve narkotike i llojit kanabis sativa ka vijuar me zhvendosje të zonave dhe evoluim të mënyrave të ndërthurura në ambiente të hapura dhe të mbyllura. Kjo veprimtari e paligjshme favorizohet më së shumti nga kërkesat në rritje për kanabis nga grupe kriminale, përdorimi i tij për shkëmbim me droga të forta si heroinë dhe për mbulim të goditjeve financiare", thuhet në raportin e SHISH.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fshati: 25/06/2022 10:11

    Sa per raportin "permbytjet shkaktohen nga operatori ekonomik" eshte e sigurte se eshte nje budallallek te mendosh se permbytjet po shkaktohen nga nxejerrja e inerteve. Nxejrrja e ineterve e thellon shtratin e lumit.

    Përgjigju
  • Kistra: 25/06/2022 08:16

    Se kuptoj nga kush dhe pse behen publike detaje te operacioneve te padeklasifikuara. Kjo te le shije jo te mire.

    Përgjigju
  • Ha ha ha: 25/06/2022 07:51

    Genjeshtra me thase. Me lot kom qeshe. Kushedi ku e jane sajyar e kane pare ne film dhe u duket e vertete. Çertifikate e dumit dhe kabina telefonike ju. Ejne me qesharak se jeni

    Përgjigju
  • Inxhinieri: 25/06/2022 07:38

    Pasi u zbulua sekreti, spiunet tani do fillojne te perdorin kuti shkrepseje dhe fije peri per te komunikuar me njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • Loni: 25/06/2022 07:34

    Ne kishin spiunin serb ne krye te shtetit dhe si hyri gje ne kemb ju thoni qe kapem spiunin

    Përgjigju
  • Albtelecom: 25/06/2022 01:33

    Po te jete i afte SHISH te zbuloje kush fshihet pas protestave te Berishes qe do te fillojne ne 7 Korrik

    Përgjigju
  • Iris: 25/06/2022 01:13

    /CICERO/ dikur,tani /CELESI/,spiuni dhe tradhetari.

    Përgjigju
  • Shushi: 24/06/2022 23:43

    Po ate motren e dumit si e pajiset me certifikate sigurie per nato apo nuk e zbulonit dot se ishte shume e veshtire,shyqyr e nxoren gazetat se t e gjithee dinin te ministria jashtme se kush ishte ajo goca,vetem shishqebapi nuk e dinte,a u pjerthci mu ne shish thuaj do zbuloni armiqte e atdheut

    Përgjigju
  • Soni: 24/06/2022 23:31

    Shërbimi informativ..shqiptar... ahahahahhaahahahhahahaha

    Përgjigju
  • goni: 24/06/2022 22:04

    ku ka me kabina telefonike ne tiron mer amon ....????????????????

    Përgjigju
    • Spiuni: 25/06/2022 07:41

      Duke qene se shkojme dhe zeme radhen tek kabina (ngaqe ka vetem 1 gjithe tirana) sic duket ne pritje e siper dhe duke i dhene muhabet te tjereve ne radhe do na kene dale ndonje llaf me teper sec duhet :)

    • Alb: 24/06/2022 22:53

      Eshte tek pull nje ne qender edhe e kan spiunu keta,jan te lodh sherbim inteligjent rrin degjojn mhb kafesh.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?