Shiten kompanitë Yahoo dhe AOL për 5 miliardë dollarë

Shiten kompanitë Yahoo dhe AOL për 5 miliardë dollarë

Yahoo

AOL dhe Yahoo janë duke u shitur përsëri, këtë herë te një firmë private kapitali Apollo Global Management për 5 miliardë dollarë.

Verizon tha të hënën se do të mbajë 10% të aksioneve në kompaninë e re, e cila do të quhet Yahoo.

Yahoo në fund të shekullit të kaluar ishte fytyra e internetit, duke i paraprirë platformat teknologjike gjigante që ndoqën hapat e saj, si Google dhe Facebook. Ndërsa AOL ishte portal kryesor në ditët e para të internetit.

Si pjesë e marrëveshjes së njoftuar të hënën, Verizon do të paguhet 4.25 miliardë dollarë në para, interesa të preferuar prej 750 milionë dollarësh dhe një sasi të vogël aksionesh. Marrëveshja pritet të mbyllet në gjysmën e dytë të vitit. Aksionet e kompanisë Verizon Communications Inc., me qendër në Nju Jork, u ngritën pak përpara hapjes së tregut të aksioneve.

Verizon kishte shpresuar që të shfrytëzonte kompaninë AOL për të realizuar një hyrje të shpejtë në tregun e celularëve, duke shpenzuar më shumë se 4 miliardë dollarë për kompaninë në vitin 2015. Plani ishte që të përdorte platformën e reklamave të iniciuar nga AOL për të shitur reklama dixhitale. Dy vjet më vonë, shpenzoi edhe më shumë për të blerë kompaninë Yahoo dhe i bashkoi ato.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur