Shiten rreth 17 mijë bileta për derbin, rekord tifozësh për Partizani-Tirana

Shiten rreth 17 mijë bileta për derbin, rekord tifozësh për Partizani-Tirana

Derbi i ditës së premte mes Partizanit dhe Tiranës do të ketë një prezencë rekord të tifozëve. Këto janë informacionet e fundit që jepen nga zyrtarë të klubit të Partizanit të kontaktuar nga ‘Report TV’.

Sipas tyre 24 orë para ndeshjes që do të luhet në ‘Air Albania’ janë shitur afërsisht 17 mijë bileta. Kuptohet që përveç të inetresuarve për ndeshjen ka shumë të cilët duan të prekin nga afër komoditetin e stadiumit të ri, të inauguruar më 17 nëntor në ndeshjen Shqipëri-Francë.

Duke patur parasysh faktin që ka mbetur edhe një ditë në dispozicion, me shumë gjasa ‘Air Albania’ do të jetë i mbushur plot. Gjithsesi edhe 17 mijë tifoz do të ishin rekord për një ndeshje derbi.

Kjo pasi në ‘Selman Stërmasi’ nuk kanë qenë më shumë se 9 mijë tifozë, ndërsa ‘Qemal Stafa’ i vjetër ka patur një kapacitet prej 17 mijë tifozësh, por duke patur parasysh faktin se gjithmonë në mes ka qëndruar një hapësirë për distancë siguria atëherë ky derbi padiskutim që do të shkruajë historinë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës