‘Shitësja donte të më helmonte’, Gjykata e Korçës lë në burg autorin e plagosjes së dyfishtë

Gjykata e Korçës ka lënë në burg autorin e plagosjes së dyfishtë, Jonis Mazllëmi, i cili tre ditë më parë dëmtoi me thikë një 52-vjeçare dhe një 60-vjeçar.

Sipas avokatit të tij të vendosur kryesisht Esmerald Xhafa, autori kishte pretendime se shitësja që plagosi kishte tentuar që t’i hidhte helm në ushqim.

“Donte të më helmonte. Unë kam gjyshin në Amerikë. Kam dhe një pronë. Ndaj nuk haja për ditë më radhë”, mësohet të jetë shprehur autori i dyshuar. Por nga komunikimi që ka pasur avokati me motrën e tij, ajo kishte pohuar, duke iu referuar dhe dëshmisë së të vëllait, se ishte përdorues i lëndëve narkotike” ka deklaruar i riu.

Jonis Mazllëmi, 36-vjeç banues në Korçë, plagosi nme thikë tre ditë më parë (19 tetor) A. M., 52 vjeçe dhe V. Sh., 60 vjeç, në momentin kur ky i fundit ka ndërhyrë për të neutralizuar situatën

 

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar