FIER- 25-vjeçari Amarildo Alcani ka rënë në prangat e policisë, pasi përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nga shitja e një makine “Volkswagen” te persona të ndryshëm, me anë të mashtrimit.
I riu nga Tërbufi i Divjakës, nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme ka përfituar shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip "Volkswagen".
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.