Mes drogës, disa automjeteve, dhjetra telefonave dhe disa materialeve të tjera, policia ka gjetur edhe një fletore në të cilën Cukali ka shënuar të gjitha shitjet e bëra tek klientët që grupi gjente.
Burime brenda grupit hetimor, bëjnë me dije se këtë fletore e mbante apo menaxhonte Vjollca Gjoka.
Gjoka është mes 7 personave të arrestuar mbrëmë në një loak të kryeqytetit, anëtarë këta të grupit kriminal të drejtuar nga gjergj Cukali, ose siç ndryshe njihej si “i forti” i rrugës Myslym Shyri që shërpndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës si “Myslym Shyri”, ish-Blloku, sheshi “Willson”, në rrugën “Ali Demi”, në zonën e Porcelanit dhe në rrugën e Elbasanit.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)