Shitja më e shtrenjtë e Milanit, Newcastle prezanton Sandro Tonalin

Shitja më e shtrenjtë e Milanit, Newcastle prezanton Sandro Tonalin

Sandro Tonali

Sandro Tonali është futbollisti i ri i Newcastle, me palët që gjetën akord deri në vitin 2028. Pas 3 sezonesh me Milanin, të kurorëzuar me një titull kampion, mesfushori largohet nga Italia për të zbarkuar në Premier League për një shifër afërsisht prej 80 milionë eurosh.

Një përqindje e shumës do shkojë edhe te Brescia, me "Dallëndyshet" që e kanë formuar Tonalin si futbollist. “Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm së bashku. Familja kuqezi ju uron më të mirat!”, shkruan Milan në rrjetet sociale.

I lindur në vitit 2000, 23-vjeçari Tonali tashmë me pushime pas kampionatit zhgënjyes Evropian U-21, do t'i bashkohet ekipit të ri në javët në vijim, me klubin e drejtuar nga Eddie Howe. Ai do të marrë pjesë edhe në Ligën e Kampionëve.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë