Nga fundi i qershorit 2025 deri në fillim nëntori, prokuroria e Elbasanit përgjoi çdo komunikim telefonik mes punonjësit të burgjeve Ndriçim Kroi dhe një 36 vjeçareje, Esmeralda Komici, për të vërtetuar se të dy bashkëpunonin për t’u futur rregullisht drogë në paraburgimin e Elbasanit.

Komici kishte brenda ambienteve të burgut të dashurin e saj, Gerald Stamolla, i cili pasi e merrte kanabisin apo kokainën e shiste tek të paraburgosurit e tjerë. Ky aktivitet, i zgjatur prej muajsh, i sillte përfitime policit të burgjeve për ccdo herë që fustë lëndën narkotike në qeli 100 deri në 200 euro, në varësi të llojit dhe sasisë së drogës.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv nënvizohet se Kroi për të të kamufluar aktivitetin e tij të paligjshëm gjatë orëve që nuk ishte në punë bënte shitësin ambulant në qytetin e Elbasanit duke shitur telefona të përdorur dhe sende të tjera me vlerë. Këtu ai merrte porosi edhe nga të afërm të tjerë të tjerë të paraburgosurve, përveç drogës që merrte nga Esmeralda Komici.

Prokuroria në dosje thotë se ka vërtetuar se polici i burgjeve ka furnizuar me drogë të paktën tre të paraburgusur: Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja. Të tre këta e shpërndanin edhe tek të paraburgosur të tjerë, në këmbim të fitimit. Ndricim Kroi shfrytëzonte turnin e tretë dhe fundjavën, kohë kur në institucion nuk ka personel të administratës.

Pasi nisi hetimin të referuar nga institucionet ligjzbatuese, prokuroria ka këqyrur lëvizjet e efektivit Kroi brenda burgut dhe ka vënë re se në të paktën 5 episode të ndryshme ai ka të njëjtin itinerar lëvizjesh. Pasi mbaron instruktazhin ai largohet nga rreshtimi dhe shkon në makinën e tij ford, futet brenda, qëndron disa sekonda, bën disa lëvizje të dyshimta dhe më pas futet në regjimin e brendshëm.

“Në një episod vihet re që Kroi sapo hyn në sallën e informacionit vendos sendet personale, vesh shapkat dhe vrapon drejt automjetit të tij ku qëndron disa sekonda brenda dhe më pas hyn në sallën e informacionit dhe vendos celësin e makinës sipër skanerit pa e kontrolluar atë, dhe pasi kontrollohet vetë fizikisht merr celësin dhe e fut në xhep. Vihet re që sapo futet në sektor, hyn në dhomat e të paraburgosurve dhe qëndron disa sekonda dhe më pas del dhe bën lëvizje të pakontrolluara dhe të dyshimta”, thuhet në dosje.

Në përmbledhjen që prokuroria ka bërë për të kërkuar 3 masat e sigurisë arrest me burg për Ndriçim Kroj, Esmeralda Komicin dhe Gerald Stamollën, pasqyrohen komunikime të plota. I paraburgosuri Stamolla, i cili kishte komunikime të përditshme me Komicin nga kabina telefonike e burgut, e instrukton të dashurën e tij se kur dhe tek të cilët duhet të blejë lëndën narkotike. Gjatë gjithë kohës flitet për një çift që Esmeralda duhet të takojë.

Biseda 20 korrik

Geraldi: Do flasësh me ciftin dhe do i thuash  përse nuk ja çon porosin dhe përse ja vonon porosin Gerit. Ja kena dhën lekët dhe ushqimet.

Esmeralda: Ai më tha që më ka Geri 110 milek .

Geraldi: Mir mo mir do ja jap una këtu, Porosin time do ja cosh  bolit, që të mos iki direkt tek ato ai. Biseda vazhdon normalisht pa interes për hetimin.

Prokuroria ka dokumentuar takimet, shkëmbimin e lëndës narkotike me paratë, si të Komicit me trafikantë të tjerë ashtu edhe të saj me policin e burgjeve Kroj.

Për blinduar provat kundër këtij grupi kriminal, prokuroria ka infiltruar edhe agjentë në biseda me Esmeralda Komicin dhe Ndriçim Krojin. 39-vjeçarja i thotë agjentet më 8 korrik 2025 se ka një të afërm në burgun e Bradasheshit dhe se paguan një punonjës të burgut Elbasanit për të futur drogë. Ajo ia pranon agjentet se i dashuri i saj Gerald Stamolla shet lëndë narkotike brenda burgut.

“Nga përgjimi ambiental i bisedave të përgjuara në datë 15.07.2025 midis Esmeraldës dhe dy agjentëve ku Esmeralda ka marrë përsipër futjen e lëndes narkotike bashkëpunëtorit nëpërmjet punonjësit të policisë në IEVP Elbasan. Esmeralda i pyet agjentët nëse do me fut hashash apo atë tjetrën e cila kushton 200 mijë lekë”, thuhet në dosje.

Prokuroria thotë se Ndriçim Kroji bashkëpunon edhe me dy punonjës të tjerë të burgut të, Leons Rrodhe dhe Andi Koçi, por për këtë dyshim vijojnë hetimet. Gjithashtu hetime vijojnë edhe për të gjithë personat e tjerë të përfshirë në trafikun e drogës, përfshirë edhe të dashurën e Krojit e cila është filmuar në disa raste që ka marrë pjesë në shkëmbimin e sendeve.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve ekzekutoi vendimin e masës së sigurisë së gjykatës së Elbasanit më 22 janar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:31
Del foto, ky është polici Ndriçim Kroi! Furnizonte burgun e Elbasanit me drogë

1769257831_ndriimkroj.jpg

Personi që shihni në foto është Ndriçim Kroi, polici i burgut në Elbasan, i cili fuste lëndë narkotike brenda qelive.

Ai bashkëpunonte me të paraburgosurin Gerald Stamolla dhe të dashurën e tij, Esmeralda Komici.

Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar masë sigurimi "Arrest në burg" për të tre këta persona.