Reshjet e dendura të shiut përmbytën edhe disa segmente të autostradës Tiranë-Durrës. Deri në zonën e Shënavlashit qarkullimi është përgjithësisht i lirë, ndonëse me prani të shtuar automjetesh. Edhe drejt Rinasit, mund të lëvizet pa shumë vështirësi.
Ndërkohë rrugës për në qytetin e Durrësit qarkullimi i automjeteve është pothuaj i pamundur, ndërsa trafiku është kilometrik.
Uji ka përmbytur rrugë, banesa e sipërfaqe të tëra tokash bujqësore.
Pamjet e siguruara nga Report Tv tregojnë edhe makina nën ujë.
Më herët Policia bëri me dije se ka vendosur devijimin e lëvizjes së automjeteve që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të cila për shkak të motit të keq po qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.
Për në Durrës, kalimi po bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë-Elbasan-Rrogozhinë”.

Reshjet e dendura të shiut përmbytën sot edhe disa segmente të autostradës Tiranë-Durrës, por ndryshe nga çfarë rezulton në Google Maps, ky aks është plotësisht i kalueshëm dhe qarkullimi vijon pa probleme.
Kryetari i Partisë së Lirisë në Durrës Adriatik Hoxha ka bërë thirrje për shpalljen urgjente të gjendjes së emergjencës, duke denoncuar situatën e rëndë të përmbytjeve që ka përfshirë qytetin e Durrësit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Ai theksoi se përkeqësimi i situatës lidhet jo vetëm me faktorët natyrorë, por edhe me mungesën e reagimit të duhur institucional. Sipas tij, shumë zona të qytetit janë përmbytur dhe janë lënë pa asnjë ndërhyrje, duke rrezikuar sigurinë e banorëve dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Kreu i PL në Durrës akuzoi institucionet vendore për mungesë të masave parandaluese dhe për një menaxhim të dobët e të pakoordinuar të situatës, çka sipas tij ka ekspozuar qytetarët ndaj pasojave që mund të ishin shmangur.
Deklarata e Kryetarit i PL në Durrës:
Qyteti i Durrësit po përballet me një gjëndje të rëndë përmbytjeje dhe kjo vjen si pasojë e reshjeve të dendura. Ndërsa mungesa e reagimit të duhur institucional ka përkeqësuar ndjeshëm situatën.
Shumë zona janë përmbytur dhe janë lënë pa ndërhyrje duke rrezikuar sigurinë e banorëve dhe duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Mungesa e masave parandaluese dhe menaxhimin të koordinuar, ka ekspozuar qytetarët ndaj pasojave që mund dhe duhet të ishin shmangur.
Kjo situatë kërkon përgjegjësi, transparencë dhe veprime të menjëhershme nga sektorët përkatës.
Është e domosdoshme që autoritetet të reagojnë pa vonesa, të marrin përgjegjësitë që ju takojnë dhe të garantojnë mbrojtjen e qytetarëve ashtu siç e cakton detyra e tyre ligjore dhe morale.
Siç e shikoni edhe vet, të nderuar qytetarë, bashkia, institucionet e bashkisë ose me saktë punonjësit e bashkisë nuk kanë dalë në terren për të siguruar jetën dhe sigurinë e qytetarëve.
Pusetat i kanë të hapura, hidrovoret nuk funksionojnë, ndërkohë që vet Kryetarja e bashkisë, përpara pak kohësh, deklaroi që institucioni i bashkisë ka bërë hidrovore të reja, ndërkohë funksionimi i tyre është nul, është zero.
Prandaj kërkojmë që të ndërhyet menjëherë dhe të merren masa parandaluese.
Kërkojmë që të shpallet menjëherë gjendja e jashtëzakonshme, pasi kjo do ketë pasoja të rënda në qytetin e Durrësit.
Reshjet do vazhdojnë të shtohen dhe përmbytjet do vazhdojnë të jenë më të mëdha. Prandaj duhet në mënyrë urgjente ndërhyrja e institucioneve pa vonesë.
Report Tv sjell pamjet ekskluzive nga autostrada Tiranë-Durrës. Ky aks kryesor ditën e sotme ka qenë në kaos për shkak të reshjeve të dendura të shiut ku për pasojë janë shkaktuar përmbytje si dhe trafik kilometrik të automjeteve.
Më herët Policia bëri me dije se ka vendosur devijimin e lëvizjes së automjeteve që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të cila për shkak të motit të keq po qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.
Për në Durrës, kalimi po bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë-Elbasan-Rrogozhinë”.
Kushtet meteorologjike të 24 orëve të fundit, kanë krijuar vonesa të fluturimeve në aeroportin e Rinasit, por nuk ka pezullim të tyre. Deri në mbrëmje, aeroporti kishte njoftuar vonesa për 9 fluturime në nisje dhe për 9 të tjera në mbërritje. Sipas një njoftimi zyrtar të aeroportit, stafet po punojnë për të garantuar shërbime të pandërprera në aeroport.
“Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore përkatëse për përditësime”, thuhet në një njoftim të aeroportit.
Vetëm 3 fluturime nga Tiranë u anuluan në orët e para të mëngjesit, drejt Venezias, Milanos dhe Riminit. Po ashtu edhe mbërritjet në Rinas nga këto 3 destinacione, nuk u realizuan.
Për shkak të kushteve të motit dy nga fluturimet në ardhje të datës 5 janar, në orët e mbrëmjes, kanë devijuar drejt Barit, për shkak të pamundësisë për të vijuar uljen në mënyrë të sigurt.
Rimini-Tiranë 14.45
Milano-Tiranë 14.50
Tiranë-Milano 10:30
Tiranë-Rimini 11:15
Nga Tirana udhëtarët mund të shkojnë lehtësisht për në aeroportin e Rinasit, përmes autostradës. Për kë vjen nga jugu, policia apeloi të kalojnë nga rruga e Plepave në Durrës për në Ndroq, pra të vijnë një herë në Tiranë, e më tej të kthehen për Rinas nga autostrada.
Qarkullimi ajror mbi territorin shqiptar, ora 19:00
Moti i keq ka goditur vendin ditën e martë, duke shkaktuar përmbytje të shumta, për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Autostrada Durrës-Tiranë është përmbytur në një pjesë të saj, duke shkaktuar bllokim të automjeteve për të ardhur në drejtim të kryeqytetit.
Gazetari i Report TV, Sokol Dema ka shkuar në zonë, teksa raportoi se ka trafik të rënduar, pasi ka automjete si drejt Durrësit, por edhe në drejtim të Tiranës.
Dema shtoi se policia është në terren dhe po ndihmojnë drejtuesit e automjeteve për t’i orientuar. Lëvizja e mjeteve në drejtim të Tiranës, është më ë vështirë pais niveli i ujit është më e lartë, ndërsa nga ana tjetër, pjesa tjetër e mjeteve e ka më të lehtë.
Kjo ka krijuar radhë të gjata, ndonëse policia ka apeluar që autostrada të shmanget në drejtim të Tiranës dhe lëvizja të devijohet nga Ndroqi.
Ndërkaq, një grup i komandës mbështetëse të Shtabit të Forcave të Armatosura është nisur drejt disa lokacioneve në Durrës dhe qytete të tjera për menaxhimin e situatës. Në këtë operacion përfshihen eskavatorë, mjete me pompa thithëse për largimin e ujit, si dhe pajisje të tjera ndihmëse.
Foto: Rrugë e përmbytur në Durrës
Për shkak të motit të keq Policia ka njoftuar se të gjithë qytetarët që duan të lëvizin nga Durrësi drejt Tiranës, të kalojnë nga segmenti rrugor i Ndroqit.
Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.
Blutë u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes për të shmangur ndonjë incidenit të mundshëm.
Njoftimi i policisë:
Apel për kujdes në rrugë
Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, është vështirësuar qarkullimi i mjeteve në disa zona të vendit.
Në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.
Për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:
Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.
Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.
Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.
Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.
Komente









Te ndegjuar e kam shprehjen - " Perendia, perendia por ishin dhe duart e mija.". Pra duhej dhe dora shtetit qe te futet plot ne xhepat e tij dhe te dali bosh nga keto xhepa. Kjo dore nuk eshte me 5 "gishta" p0r me shume gishta qe emertohen: Politika, BE, Bashkia, Ministrite, Ashk, KKRT, Drejtesia, AI, ...... dhe indiferenca dhe injoranca qytetare.
PërgjigjuSka gje marrim trenin sot
PërgjigjuTashti asht rasti ma i mire te STUDIOHET aty ku PERMBYTET AUTOSTRADA kur te bahet PJESA e RE ngrihet si ARGJINATURE dhe SHPETON PERGJITHMONE.
PërgjigjuOre çfar bëni ju të emergjencave se ju Lagën këmbët këtij të PL a Lesh e lisë si thonë kësa partisë të Like floriritj.
PërgjigjuTe na rroje partia,babai kombit dhe belinda qe ma mbajne me sufllaqe
Iku dita the emergjenca civile me ministrin e mbrojtjes nuk jane ndjerë fare. Jo me te dalin ne terren.ky shtet ka marr fund. Nuk i prishin pushimet per asgje kta morra
Përgjigju