Ka shpërthyer në lot një fermer në fshatin Kotërr të Dajçit teksa rrëfen për Reprot TV dëmet që i janë shkaktuar nga reshjet e papritura të korrikut. Ndërsa ruhen nga shirat e dimrit, këtë herë ishin furtuna e papritura të verës që kanë dëmtuar të gjithë zahirenë e dimrit.
Uji ka hyrë në magazinën ku ndodheshin thasët me grurë, në stallat e bagëtive, ku uji ka mbytur derrat dhe ka dëmtuar gjithçka ndodhej brenda. Por dëme fermeri Simon Simon na tregon edhe në arat e mbjella me misër dhe kultura të tjera bujqësore.
"Me sinqeritet 4 mln lekë është dëmtuar garazhi, blegtoria, mjetet e punës, toka. S’kemi pas mundësi me shpëtu asgjë, ka ardhur stuhi e madhe, më ka kap në befasi. Stuhi e madhe. Më kanë ngordh derrkucat, dëmtuar misri, mielli… për pesë sekonda" shprehet fermeri.
Por gjithçka ishte pasojë e dëmtimit të argjinaturës së kanalit të ujërave të larta nën këtë fshat, nga ku uji me rrëmbim është shpërndarë nëpër fshat.
"Ka plas agjinatura, u fry breg e në breg, se u fry Gjadri. Argjinaturën e ka zënë në pikën më të dobët. Kanë qenë 40 metra ujë që kanë shpërthy nga unë. Më ka ndodh edhe më parë para 4 vjetësh", thotë ai.
Fermerët e Kotrrit kërkojnë ndërhyrje për të parandaluar përmbytje të tjera në këtë zonë, pasi shirat e vjeshtës dhe të dimrit mund të sjellin pasoja më të mëdha për ta.
G.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
92.9%
-
Jo
4.4%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 1701
Lajme të tjera
-
Aksidenti i rëndë në Libohovë, dy makina përplasen me njëra-tjetrën si pasojë e motit të keq! Plagoset pasagjerja
25 Shtator, 14:54
-
Reshje të dendura shiu në Korçë, përmbyten rrugët e qytetit! Dhjetëra fshatra mbesin pa energji elektrike
25 Shtator, 09:44
-
Defekt në rrjet elektrik, banori në Lezhë: U dogjën pajisjet
31 Gusht, 13:40
-
Kapriçot e motit s’trembin pushuesit, vazhdon plazhi në Vlorë e Shëngjin! Hotelet të prenotuara deri në fund të shtatorit
30 Gusht, 15:55
-
Bashkia Lezhë apel qytetarëve: Sot në mesnatë pritet furtunë e përmbytje, shërbimet përkatëse do jenë në gatishmëri
29 Gusht, 15:59
-
Moti, rrebeshe shiu pasditen e së martës në 6 qarqe! Mbrojtja: Përrenjtë mund të shkaktojnë përmbytje
29 Gusht, 07:11
-
Instituti i Gjeoshkencës paralajmëron përmbytje në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier dhe Vlorë gjatë 24 orëve që vijnë! Kërkohet të merren masa
28 Gusht, 16:48
-
Bashkia Lezhë njoftim për banorët: Pasnesër në orët e para të mëngjesit pritet furtunë shiu
27 Gusht, 19:05
-
Rikthehen stuhitë në veri të Italisë, pritet cikloni ‘Rea’
27 Gusht, 17:59
-
Italia përfshihet nga moti i keq, në Milano mbyllen parqet, ‘shkulen’ çatitë e disa ndërtesave, rrëzohen pemë! Reshje shiu dhe erërash në zonat e Paveses dhe Brianza
26 Gusht, 21:00
-
Stuhi me shi të dendur e rrufe në Maliq e Pogradec, disa fshatra mbesin pa energji elektrike
19 Gusht, 21:47
-
VIDEOLAJM/ ‘Çmendet’ moti në Bulqizë, reshjet e shiut dhe breshëri përmbyt rrugën dhe pedonalen e qytetit
15 Gusht, 17:43
Shih se mos ke ndertu mbi kolektor! Se nuk ka mundesi te permbytesh vetem ti.
Përgjigju