SHKODER - Reshjet e shiut të rënë gjatë 24 orëve të fundit kanë rikthyer përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Për pasojë rreth 3500 ha tokë janë mbuluar sërish nga uji, ndërsa mbi 250 banesa janë izoluar totalisht. Situata më problematike është në komunën Ana e Malit, sidomos fshatrat Obot dhe Goricë, që janë izoluar krejtësisht nga pjesa tjetër e komunës.

Probleme janë evidentuar edhe në komunën e Dajçit e Bregut të Bunës. Si pasojë e rritjes së niveli të ujit është bllokuar niveli i ujit në aksin e Dajç-Bregu i  Bunës. Është bllokuar gjithashtu,  përveç mjeteve të tonazhit të rëndë, edhe aksi Shkodër- Velipojë tek ura e Gjolulit. Situatë kritike ka edhe në komunën e Velipojës, ndërsa banorët kanë rinisur të marrin masa për mbrojtjen e banesave, bagëtive dhe ushqimeve për blegtorinë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)