SHIU përgjim 400 mijë $ 
për diplomatët dhe opozitën

TIRANE - Një kompani private shqiptare e cila është e specializuar në tregtimin e paisjeve të sigurisë ka ndërmjetësuar blerjen e aparaturës së përgjimit për SHIU-n në vitin 2010. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë se Shërbimi Informativ Ushtarak ka pajtuar këtë kompani shqiptare me një kontratë të drejtëpërdrejtë për blerjen jashtë vendit të një aparature përgjimi të tipit “CDMA Interceptor”. Kompania shqiptare mësohet se ka ofruar më pare aftësitë e saj për të siguruar në tregjet ndërkombëtare aparatura me përdorim të kufi zuar edhe për institucione të tjera shtetërore, si prokuroria apo policia.

Në rastin konkret kjo kompani e ka bërë blerjen tek një kompani partnere amerikane e cila quhet "Verint Technologies". Kjo e fundit ka disa filiale nëpër botë dhe kompania shqiptare lidhjet e saj i ka me filialin izraelit të kompanisë "Verint". Aparatura e përgjimit "CDMA interceptor" është blerë në Izrael, ajo madje edhe është prodhuar në Izrael nën logon e "Verint". Aparatura bën pjesë në formatin e teknologjisë së lëvizshme të përgjimit me rreze të kufizuar. Kjo aparaturë në thelb është një kompjuter I cili ka të instaluar një sërë programesh që mundësojnë dekodimin dhe regjistrimin zanor të bisedave telefonike në një rreze prej 300 metrash.

Aparatura qëndron e mbyllur në një valixhe ndërsa pjesë e valixhes janë edhe dy antenat, hyrëse dhe dalëse të cilat bëjnë të mundur kapjen e sinjalit të telefonit të përzgjedhur si dhe më pas lëshimin e sinjalit të këtij telefoni në antenat e kompanisë celulare pasi është kryer regjistrimi. Aparatura në fjalë është e pajisur edhe me një program që mundëson dekriptimin e sms-ve të dërguar ose të marrë nga telefoni I përzgjedhur dhe nën survejim, ndërsa edhe për telefonatat por edhe për sms-të regjistrimi dhe dekriptimi bëhet në kohë reale dhe me një shpejtësi shumë të lartë dhe të dhënat ruhen në memorien e aparaturës nga ku më pas mund edhe të dëgjohen ose të lexohen.

Blerja
Burime nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se ka qenë kompania shtetërore e import-eksportit të armatimeve "MEICO" ajo e cila ka bërë edhe negociatat, përzgjedhjen dhe transaksionin për blerjen e aparaturës së përgjimit. Të njëjtat burime shprehen se në zërin e shpenzimeve të "MEICO"-s blerja e kësaj aparature është përshkruar thjesht si "blerje paisje teknologjike telekomunikacioni për nevojat e Ushtrisë Shqiptare". Kompania shqiptare që ka ndërmjetësuar marrëveshjen me prodhuesin izraelit është thjesht një kompani që ka marrë përsipër kontaktimin e tregut ndërkombëtar. Kompania shqiptare nuk mund të ishte shitëse direkte apo me prokurë e aparaturës pasi tregtimi i kësaj aparature të interceptimit telefonik është një patentë që e kanë një grusht kompanish ndërkombëtare madje aparatura të nivelit "CDMA Interceptor" shiten nga prodhuesit vetëm në blerës të certifikuar me standarde të larta sigurie dhe që janë kryesisht institucionet e inteligjencës ose të ligjzbatimit, pra institucione shtetërore. Burime nga Ministria e Mbrojtjes kanë bërë të ditur se vlera e transaksionit për blerjen e aparaturës në fjalë ka kapur shifrën e 400 mijë dollarëve dhe se aparatura është brezi më i fundit i interceptorëve "CDMA" e pajisur me programet më të mira dhe më efikase në kapjen e telefonatave dhe sms-ve nëpërmjet "valixhes lëvizëse".

Shërbimi
Shërbimi Informativ Ushtarak dyshohet se mund të ketë përdorur këtë aparaturë interceptimi për arsye krejt të palidhura me nevojat e zbulimit dhe sigurisë ushtarake, madje deputetë të opozitës kanë akuzuar se SHIU ka përgjuar politikanë dhe persona të rëndësishëm për arsye politike. Ligji për SHIU-n parashikon se ky institucion i inteligjencës ushtarake ka tagrin për të kryer përgjime të ushtarakëve dhe civilëve që punojnë ose kanë marrëdhënie me Ministrinë e Mbrojtjes. Por procedura e përgjimit në çdo rast duhet t'i nënshtrohet një metodologjie strikte dhe ekzekutimi i përgjimit mund të vijë vetëm pasi SHIU të ketë siguruar indiciet e nevojshme se nga përgjimi mund të mblidhen të dhëna dhe informacione jetike për sigurinë ushtarake. Burime nga Ministria e Mbrojtjes thanë dje për Shqiptarja.com se blerja e aparaturës mund të jetë bërë me një iniciativë direkte të SHIU-t dhe se ky institucion nuk ka një rregullore të brendshme të përdorimit të aparaturës së përgjimit.

Përgjimet GSM
metodat dhe aparaturat

Në sistemin operativ telefonik GSM, mund të përgjohen edhe bisedat telefonike. Ky lloj përgjimi është shumë i sofistikuar dhe kërkon shpenzime të medha në pajisje. Sistemi GSM i mundëson çdo abonenti të ketë një kod të veçantë ,për çdo lloj bisede që ai kryen, keshtuqë është shumë e vështire që të bëhet e kundërta, pra ç'kodimi i bisedës. Megjithatë duke përllogaritur miliona algoritma në sekondë, është e mundur të bëhet ç'kriptimi i bisedës. Kjo pajisje kushton disa milionë euro dhe mund të instalohet si në centralet e telefonisë celulare, ashtu edhe në qendra përgjimi shtetërore. Përveç pajisjeve shumë të kushtueshme të përgjimit të telefonisë celulare, ekziston edhe ana e kundërt, pra ajo e tentativës për të mos u përgjuar. Përgjimet e thjeshta mund të mënjanohen duke futur minipajisje në aparatet celualare për të prodhuar frekuenca të tjera zëri apo për të kriptuar bisedën në menyrë të veçantë me kriptim dyfish. Paradoksalisht para disa vjetësh një ekspert teknologjie nga Serbia arriti të zbulojë algoritmin e dekodifikimit që përdorin shumica e kompanive botërore, të cilën e quajti COMPv1. Përgjimi i celularëve bëhet vetëm nëse dekodifikon informacionin që kalon nga celulari tek antena (Cell). Po të dish kodin e kartës dhe algoritmin COMPv2 kjo gjë mund të bëhet pa shumë mundim. Mjafton të jesh afër celularit që do të përgjosh. Por praktikisht nuk ekziston ndonjë aparaturë e tillë, sepse nuk ka sens të krijohet një aparaturë e tillë, përderisa nuk dihen kodet personale të kodeve të kartës SIM të cilat gjenden në arkivat më të sigurta të kompanive celulare. Megjithatë ka aparatura të tjera në treg që kushtojnë mbi 400 mijë dollarë dhe u shiten vetëm organizmave shtetërore. Edhe po të kesh lekët gati dhe je thjesht një individ, e ke thuajse të pamundur t'i blesh këto aparatura. Nëse je korporatë ose individ i pasur mund t'i sigurosh vetëm nëpërmjet ndërmjetësuesve të fuqishëm ndërkombëtarë. Këto aparatura janë kompjuter të fuqishëm që imitojnë antenat dhe marrin gjithë thirrjet e celularëve të zonës, për t'ia cuar më pas antenave reale, që mund të jenë pak më tutje. Gjatë kalimit të informacionit, kompjuteri bën miliona llogaritje për të gjetur kodet e komunikimit mes një celulari dhe kompanisë së celularëve dhe pas shumë mundimi ia arrin. E tillë është edhe aparatura që është blerë nga institucioni i SHIU-t dhe për të cilën dyshohet se mund të jetë përdorur për objektiva që nuk kanë lidhje me detyrat dhe misionet e SHIU-t.

(r.d/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime

Joe Biden: Arritja e marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, një nga sfidat më të vështira të karrierës sime