Shkodrani Hamdi Salihi po kalon një formë të mirë sportive me skuadrën e tij austriake të Neustadt. Pas shënimit të katër golave në ndeshjen ndaj Kapfenberg javën e kaluar, Saliu ka qenë sërish përcaktues për skuadrën austriake duke shënuar golin e fitores.

Në ndeshjen e sotme bomberi shkodran ishte autor i vetëm i takimi që gjeti rrugën e rrjetës, pasi ndeshja mes Neustadt dhe Wattens përfundoi  në 1-0.

Goli është shënuar  në minutën e 83’, ndërsa skuadra e tij kryeson renditjen e përgjithshme të 16 javëve të para me 33 pikë, ndërsa ndjekësi më i afërt i skuadrës së Hamdi Saliut është Ried me 3 pikë më pak.

 Sakaq, shkodrani  kryeson edhe listën e golashënuesve me 14 gola të shënuar, duke lënë pas ndjekësin  e tij më të afërt me dy gola më pak.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com