Vetëm 3 gola të pësuar në 8 ndeshjet e fundit. Për meritë edhe të Etrit Berishës, Atalanta e Giampiero Gasperinit ka fluturuar në këto 8 javë duke grumbulluar më shumë pikë edhe se Juventusi që kryeson, Serinë A. 7 fitore dhe 1 barazim për skuadrën bergamaske që ka gjetur te portieri shqiptar njeriun e duhur për ti vënë kycin portës.
Berisha shkëlqeu në fushë edhe në ndeshjen e të Dielës ndaj Romës teksa falë pritjeve që realizoi dhe sigurisë që shfaqi në portën e Atalantës, është përfshirë nga e përditshmja më e madhe sportive në Itali, Gazzetta Dello Sport në formacionin më të mirë të javës së 13-të në Serinë A.
Falë aftësive të 27-vjecarit nga Prishtina që evitoi disa gola të sigurtë, Atalanta arriti të përmbyste avantazhin provizor të Romës duke triumfuar në fund me shifrat 2-1.
Berisha edhe pse nuk arriti të evitonte dot golin e Diego Perottit nga pika e bardhë e penalltisë pavarsisht se arriti ti kuptonte krahun, ishte përcaktues me pritjet që realizoi ndaj egjiptianit Mohamedd Salah. Në 3 raste gjatë pjesës së parë gardiani shqiptar u tregua thjeshtë fantastik me ndërhyrjet e tij ndaj Salah duke evituar tre gola të sigurtë.
Me skemën 3-4-3, Berisha është portieri titullar i formacionit më të mirë të javës sipas Gazzetta Dello Sport, ndërsa në 11-shen më të mirë bëjnë pjesë edhe Gobbi, Koulibaly, Lulic, Gagliardini, Felipe Andreson, Candreva, Bernardeschi, Suso, Gomez e Belotti.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com