Shkëlzen Berisha i përgjigjet
Tom Doshit: Thua akuzat e Ramës

Shkëlzen Berisha i përgjigjet<br />Tom Doshit: Thua akuzat e Ramës
TIRANE- Djali i kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, i përgjigjet publikisht akuzave të Deputetit të Partisë Socialiste, Tom Doshi, të bëra gjatë fushatës në Shkodër.

 Kandidati për deputet Tom Doshi  akuzoi Shkëlzen Berishën si sekser në privatizimine HEC ndërsa Berishën si një rrenacak i cili me moton e tij Përpara po pasuron Shkëlzenin e Topallin dhe rrënon Shkodrën.  Tom Doshi: Ju tregoj pazarete Shkëlzenit me Shkodrën
 
Duke e cilësuar këto akuza si shpifje, nëpërmjet një deklarate për shtyp djali i kryeministrit thotë se “Doshit i mungon diploma e shkollës 8-vjeçare edhe pse ka një diplome universitare”, duke shtuar se deputeti i PS-së do të përballet me drejtësinë për këto shpifje.
 
Deklarata e plotë e Shkëlzen Berishës
 
“Sot shqiptarët panë fytyrën pa maskë të Edi Ramës dhe nivelin ku ka degraduar skenari i Rilindjes.
 
Rama me platformën e tij “akuzo, shpif e moho”, buzëqeshte sot në Shkodër teksa përdorte një kontingjent krimi si dajre për shpifjet e radhës.
 
Ai ripërsëriti në Shkodër shpifje që kanë marrë jo një, por disa herë përgjigjen e drejtësisë. Të njëjtin fat do të kenë edhe këto akuza të ambalazhuara nga Rama dhe të mbllaçitura nga goja e ordinerit Tom Boshi, që Shkodra dhe e gjithë Shqipëria e njohin si deputeti që ka diplomë universiteti, por i mungon ajo e shkollës 8-vjeçare.
 
Shpifjeve pa pikë e presje, nuk i vunë dot shenjë pikësimi, as buzëqeshjet e Ramës, i cili ndihet keq dhe humb kontrollin mes studentëve dhe diplomatëve, por e gjen veten ngrohtë dhe të përmbushur në shoqërinë e “doshëve”.
 
Shqiptarët kuptuan sot cila është rilindja e Edi Ramës. Një rilindje që për orator ka doshët, kokëdhimat dhe skenarist Edi Boshin.
 
Duke ja lënë përpalljen me shpifjet, drejtësisë, e ftoj Mr 20-përqindëshin që së bashku me premtimin për t'i falur gjobat bizneseve të Koçove dhe Doshëve, të mbajë premtimin për t'i shpjeguar opinionit se me çfarë parash është ndërtuar pallati 5-katesh i gruas së tij në sheshin mes pallateve, apartamentet e shumta në emër të saj, si dhe sarajet e tij qindra mijëra euro në malin e Dajtit.
 
Ju jeni politikani i vetëm në 20 vite që garoni, duke pasur në shpinë, pallat dhe vilë që kanë kushtuar se paku 2 milionë euro, e për të cilat jo vetëm nuk është paguar asnjë taksë, por mbi të gjitha u mungon burimi”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë