Shkëlzen Berisha: Tahiri, bandit
me imunitet, sfidon shtetin ligjo

Shkëlzen Berisha: Tahiri, bandit<br />me imunitet, sfidon shtetin ligjo
TIRANE- Pas deklaratës së ministrit Saimir Tahiri në Kuvend ka reaguar edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit. Në përgjigje të akuzave të deputeti Tahiri, Shkëlzen Berisha thotë se “ministei i Brendshëm është përgjegjës për parandalimin e gjëmave të tilla, dhe rasti i djeshëm në Durrës, ku një nxënës u vra në shkollë, tregon për shterpësi profesionale dhe politike për të dhënë garanci”.

“Një ditë pas ekzekutimit të një gjimnazisti të ulur në bankën e shkollës dhe 10 ditë pas thyerjes së burgut të sigurisë së lartë në Drenovë, ministri përgjegjës për parandalimin e gjëmave të tilla, në kushtet e impotencës morale për të dhënë dorëheqjen dhe shterpësisë profesionale e politike për të dhënë garanci, që ngjarje të tilla të mos përsëriten më, e pa të udhës që prindërve, të afërmve të të ndjerit dhe mbarë opinionit t’u thotë se fajin për këtë e ka Shkëlzeni”, shprehet djali i ish-kryeministrit.

Duke akuzuar ministrin e Brendshëm, djali i ish-kryeministri Berisha tha se “Tahiri është një bandit me imunitet që sfidon shtetin ligjor, duke mos paguar detyrimin që i ka përcaktuar gjykata për shpifje”.
 
 
“Në kushtet kur zhvillohet ky debat më duket e tepërt të them, se ky ministër jo vetëm ësht i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata për shpifjen që përsëriti sot në parlament, por si një bandit me imunitet, sfidon çdo ditë shtetin ligjor duke mos paguar detyrimin që rrjedh nga vendimi i gjykatës për gënjeshtrën e tij.

Ministrit burracak që e siguron veten me eskorte dhe bodigardë ndërkohë që nxënësit vriten ditën për diell, më duhet t’i kujtoj se ndoshta shpifjet e ndihmuan për të mashtruar njerëzit në 23 qershor, por ato nuk vlejnë, për të parandaluar apo justifikuar vrasjet, grabitjet, thyerjet e burgjeve apo ekzekutimet mafioze në mes të Tiranës. Nëse dështimin tënd, kërkon medoemos ta fshehësh apo justifikosh pas atyre që kanë vrarë e plagosur dhe nuk u ka hyrë gjemb në këmbë, këtë do e gjejë te faktuar pa pasur nevojë të shpifësh tek fëmijët e Gramoz Rucit, Arta Dades dhe kolegëve të tjerë në parlament”, vijon Shkëlzen Berisha.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, shpërtheu zyrën noteriale tek ish-blloku, vihet në pranga autori i vënies së eksplozivit (EMRI)

Tiranë, shpërtheu zyrën noteriale tek ish-blloku, vihet në pranga autori i vënies së eksplozivit (EMRI)