Shkëlzen Gashi fiton edhe
dy çmime të tjera në SHBA

Shkëlzen Gashi fiton edhe<br />dy çmime të tjera në SHBA
Nuk ka të ndalur sulmuesi shqiptar i Colorado Rapids, duke fituar çmime individuale në sezonin e parë të tij në MLS (SHBA). Së fundi, 28-vjeçari është përzgjedhur autori i golit më të bukur sezonal në Ligën Amerikane të Futbollit (MLS). Po ashtu, Gashi është shpallur edhe njeriu i golit më të bukur të vitit në klubin e tij.

Bëhet fjalë për dy gola të ndryshëm. “Këpuca e Artë” në Zvicër, për dy sezone, Gashi ka pasur një sezon të shkëlqyer me Colorado Rapids. Përveçse ka shënuar disa gola të jashtëzakonshëm, dy prej tyre janë zgjedhur më të mirët. Goli i vitit në MLS është shpallur gjuajtja e lirë ndaj Vancouver Whitecaps FC, kurse goli i vitit, i përzgjedhur nga ana e fansave të Colorado Rapids, është goditja e bukur jashtë zonës së rreptësisë, ndaj LA Galaxy.

Gashi në sezonin e parë në Amerikë ka shënuar 9 gola. Aktualisht, futbollisti i kombëtares shqiptare, që nuk është thirrur nga De Biazi, çuditërisht, gjendet me pushime. Fillimisht ka zbarkuar në Prishtinë, ku ka rrënjët, pastaj në Zvicër, ku jeton familja e tij. Ndër legjionarët kuqezinj, ai mund të konsiderohet si më i suksesshmi, sepse ka fol me gola në klubin përkatës.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid