Shkëlzen Gashi fiton një tjetër
çmim në Amerikë

Shkëlzen Gashi fiton një tjetër<br />çmim në Amerikë
Sulmuesi shqiptar i Colorado Rapids, Shkëlzen Gashi, është shpallur fitues i çmimit të MLS , si lojtari që ka shkëlqyer në rrjetet sociale.

Gashi ka marrë një numër të madh votash duke lënë pas lojtarë të tjerë të famshëm si  Andera Pirlo apo Kaka. Në votimin final për dhënien e çmimit, shqiptarit i është dashur të përballej me Xhastin Meram, ku në përfundim të votimi Gashi arriti të merrte 61% të votave në rrjetet sociale.

Ky vit futbollistik ka qenë shumë i mirë për sulmuesin shqiptar, pasi ai arrtit në deri në finalen e Konferencës me skuadrën e tij si dhe fitoj çmimin si “Goli i Vitit”, një çmim që jepet për golin më të bukur të shënuar gjatë kampionatit.

Gashi është shndërruar shumë shpejt një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën e Colorado Rapids, ku shpesh herë golat dhe performanca e tij në fushë i kanë dhënë skuadrës fitoren.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene