Sulmuesi i kombëtares, Shkëlzen Gashi, i cili humbi një mundësi të shkëlqyer për të barazuar rezultatin në fundin e takimit Shqipëri-Zvicër, kërkon fokusim maksimal në takimin e ardhshëm ndaj Rumanisë. Në një status në Facebook, Gashi shkruan se ekipi provoi të japë më të mirën.  
 
"Shumë Faleminderit për ndihmën tuaj të madhe. Faleminderit Shumë! Ne u munduam deri në sekondën e fundit për të shënuar Golin e barazimit. Megjithëse ishim dhe një Lojtar mangët dhe nuk u shpërblyem! Ne provojmë që të japim gjithmonë më të mirën. Tani duhet të shohim të ardhmen, të fokusohemi në ndeshjen tjetër", shkruan Gashi.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com