Shkëmbi: Partizani italian më taktik
nuk duhet që ta bëjmë gjumin e qetë

Shkëmbi: Partizani italian më taktik<br />nuk duhet që ta bëjmë gjumin e qetë
“Skënderbeu duhet të tregohet i kujdesshëm dhe nuk duhet ta bëjë gjumin e qetë, pasi rivalët janë përforcuar dhe gara për titullin do të jetë e hapur deri në metrat e fundit.

Nga merkato e dimrit janë afruar shumë lojtarë, por shpresoj që të mbushin hapësirat që janë krijuar nga largimet e Berishës dhe Olainkës”shprehet ndër të tjera kapiteni i ekipit të Skënderbeut, Shkëmbi për Shqiptarja. Com në një intervistë pas përfundimit të përgatitjeve në Spanjë.

Pas rikthimit nga Spanja, ekipi është grumbulluar në "Tropikal Resort" ku mesditën e djeshme u zhvillua seanca e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Vllaznisë, takim i cili do të zhvillohet në datën 24 janar, ora 14:00. Kujtojmë që për Skënderbeun goditja e fundit në merkato ka qenë rikthimi i mesfushorit Orelesi.
 
Bledi, si shkuan përgatitjet në Spanjë dhe e reflektojnë rezultatet e miqësoreve gjendjen e ekipit?

Jemi të kënaqur me fazën përgatitore që zhvilluam, kjo është kthyer në traditë për Skënderbeun, pasi prej 5 vitesh përgatitjet realizohen jashtë vendit, ndryshe nga ekipet e tjera në Superiore. Më shumë sesa te rezultatet ishin përqendruar te përgatitjet dhe konsolidimi i elementëve të rinj që u afruan.

Cilin do të gjykonit si goditjen më cilësore dhe a ka nevojë Skënderbeu për të tjera afrime?
Janë disa lojtarë që kanë firmosur dhe tashmë jemi bërë shumë, por shpresoj që do të mbushin hapësirat që u krijuan pas largimeve të Berishës dhe Olainkës. Nuk mund të them se cili është më cilësor nga lojtarët që kanë ardhur, pasi atë do ta tregojë koha, ndërsa për mbylljen e merkatos vendos klubi.

A është ky Skënderbeu më i fortë i 5 viteve të fundit?
Këtë do ta tregojë koha dhe fundi i kampionatit nëse do të arrijmë që të shpallemi sërish kampion për herë të gjashtë, gjë që unë besoj shumë. Mund të them që niveli i ekipit ka ardhur gjithmonë në rritje nga njëri edicion në tjetrin duke kulmuar edhe me arritjet në Europë.

Si e shikoni Partizani me afrimet e fundit dhe drejtimin e ri italian me Agostinellin?
Nuk e kam ndjekur shumë, por kam mësuar që ka bërë disa afrime cilësore, prandaj nuk duhet që ta bëjmë gjumin e qetë. Tekniku i ri Agostinelli ka sjellë një frymë të re taktike italiane te Partizani dhe mendoj që gara do të bëhet akoma më e forta në fazën e dytë.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë

VIDEOLAJM/ Pritet ceremonia/ Besimtarët kalojnë në kontroll të rreptë para se te futen në xhaminë e Namazgjasë