SEUL - Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë shkëmbyer zjarr në ujërat e Detit të Verdhë, përtej kufirit neutral, njoftojnë mediat e huaja.
Koreja e Veriut mësohet të ketë njoftuar me faks marinën koreonjugore se do të mbajë stërvitje me armë zjarri në disa pjesë të ndryshme zonës kufitare.
Ndërsa nga ana e saj Koreja e Jugut njofton se i ka kthyer zjarrin pasi predhat e Koresë së Veriut kanë rënë në ujërat e saj territoriale ndërsa ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet çdo sulmi të mundshëm që do të shkelë në kufirin e saj.
"Disa nga predhat e shtëna nga Koreja e Veriut ranë në zonën tonë ne iu përgjigjëm me zjarr. Për momentin , të dyja palët janë duke shkëmbyer zjarr në det. " mësohet të ketë thënë një zëdhënës ushtarak, njoftojnë mediat e huaja.
Në nëntor të 2010, nga të shtënat me armë zjarri të Koresë së Veriut, mbetën të vrarë dy marinsa dhe dy civilë koreanojugorë.
Qeveria e Seulit ka vendosur evakuimin urgjent të banorëve në ishujt në kufirin mes dy Koreve për shkak të stërvitjeve ushtarake dhe zjarrit nga qeveria e Pyongyang.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com