Shkëndije Mujaj kundër
pirjes së duhanit

Shkëndije Mujaj kundër<br />pirjes së duhanit
Ajo është cilësuar si femra më seksi e skenës muzikore. Kjo është Shkëndije Mujaj, femra që çdo ditë të befason me linjat e  saj trupore. Sipas saj, mospirja e duhanit është njëra nga faktorët që ka ndikuar që Shkëndije të duket në këtë formë. Ajo urren duhanin për të cilin thotë se nuk e ka tymosur asnjëherë.

“Pirja e duhanit është një dukuri negative tek shoqëria jonë. Jam me fat që nuk e pi, sepse kam një shëndet të pastër që nuk jam infektuar me duhan. Një rëndësi të veçantë padyshim se i kushtoj dukjes dhe peshës trupore, por këto plotësohen mirë duke mos pirë duhanin.

Është e vërtetë që pirja e duhanit shkakton plakjen e parakohshme dhe dëmton rëndë shëndetin, por njëherë e përgjithmonë duhet të vetëdijesohen të gjithë duhanpirësit dhe t’i shmangen sa më shumë konsumimit të duhanit”, ka thënë ajo për mediat kosovare. Ndërkohë, sa i përket angazhimeve muzikore, Shkëndija bënë të ditur se është duke përgatitur dy këngë të reja, ku njëra do të jetë në gjuhën angleze.

shkendije mujaj

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë