Shkaktoi aksident në Krumë, arrestohet 17-vjeçari që ishte në timonin e 'Golf-it'

Shkaktoi aksident në Krumë, arrestohet 17-vjeçari që ishte në timonin e 'Golf-it'

Policia  e Kukësit ka vënë në pranga 17-vjeçarin I.L i cili u përfshi në një aksident të ndodhur më datë 5 qershor në hyrje të qytetit të Krumës.

17-vjeçari edhe pse një vit më i vogël nga sa lejon ligji për marrjen e një patente të drejtimit të automjetit, po udhëtonte me makinën tip 'Golf' ku në vendin e quajtur 'Ura e Pekës' është përplasur me një tjetër automjet tip 'Opel'.

Nga ky aksident u plagos vetë 17-vjeçari I.L, drejtuesi tjetër i mjetit 'Opel' L.P si dhe vajza e tij L.P.

Të dëmtuari ndodhen ende në spitalin Rajonal të Kukësit dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Zona ku ndodhi aksidenti njihet si një aks tepër i rrezikshëm për shkak të kthesave të shumta dhe fushë pamjes së ulët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?